Jankullovska: Nuk jetoj dot me shqiptarët, duhen pastruar njëherë e përgjithmonë
Lideri socialdemokrat Zoran Zaev edhe sot ka vazhduar me publikimin e “bombave” kundër pushtetit. Ai e ka nisur publikimin me disa të shtëna nga ana e ushtrisë paramilitare, ku protagonistë me një bashkëbisedues është ish shefi i DSKsë, Sasho MIjallkov.
Ish ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulloska në një bisedë me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger shprehet se nuk mund të bashkëjetohet me shqiptarët dhe se keta te fundit duhet te pastrohen njëherë e pergjithmonë.
“Nuk ka bashkëjetesë me ata. Duhet që ti pastrojmë njëherë e përgjithmonë”, tha ndërmjet të tjerave Jankulloska, transmeton zhurnal.mk.
“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, për një orë mund t’i vrasim shiptarishtat”, dëgjohet zëri i Jankullovskës, duke folur me Protuger.
“Po merrem me këta “shiptarishtat”. Shiptarishtat po më nervozojnë shumë. Si munden të jenë aq budallenj”, thotë Jankullovska, teksa bisedon me bashkëshortin e saj Vllatko Ilievski.
Më tej Zoran Zaev ka thënë se nga Gruevski e Mijallkov cenohet stabiliteti i Maqedonisë. “Sot do të publikojmë një të vërtetë të rëndë, nuk kemi të drejtë të fshehim ato njerëz ndaj kundërshtarëve politik pa dalluar bashkësi etnike. Këtu viktima janë të gjithë…Pas vrasjes së Martin Neshkovskit fshihet njeriu i Mijallkovit, Urko. Sa Urko të tjerë ka në shërbimet e sigurisë”, ka thënë Zaev.
Në bisedën mes Martin Protogjerit dhe Gordana Jankullovskës bisedohet se si Urko me 20 shokë të tjerë kanë rrahur disa persona, përfaqësuesit të Njësitit “Ujqi”. “Në qytet veçmë kanë filluar muhabetet lidhur me ngjarjen…Njërit ia drejtuar revolen në kokë (Urko)”, ka thënë Protogjer.
Unë do i komandoj ata, ka thënë Mijallkov, duke thënë se vetë do përgjigjet për këtë në bisedën me Jankullovskën, mendohet për një rast në Strugë.
“Ka kontroll në situatën”, ka thënë më tej Mijallkov.
“Unë nuk i ngrej telefon Utkos, Draganit unë i besoj”, ka thënë më tej Jankullovska duke thënë se reagojnë të huajt.
Në bisedën mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit Mile Janakievski bëhet fjalë për objektin tani të ngritur afër Bristolit.
“Të rrezikojmë apo jo, parkingun do e lëmë, flasim për një sipërfaqe të vogël. Do gjejmë diçka të ndërtohet një ndërtesë e mirë…”, ka thënë Gruevski.
“Të shqyrtojmë aspektin juridik…”, ka thënë Janakievski.
Në bisedën mes Sasho Mijallkovit dhe Gordana Jankullovskës bisedojnë për disiplinimin e një polici, mbështetës i Lube Boshkovskit.
“Bëhet fjalë për një Aleksandër Panov. Diçka më keq të mos ketë. Një vend më nënçmues, apo në analitikë në Haraçinë”, ka thënë Mijallkov.
Lideri i LSDMsë, Zoran Zaev deklaroi se shefi i kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protugjer ka pasur dëshirë ta vras, kryeredaktorin e televizionit Sitell, Llatas, por jo vetëm atë por edhe gazetarin Zoran Bozhinovki.
“Do të dëgjoni se deri ku arrin këto fantazi të sëmurë të Martin Portugjerit, për hakmarrje ndaj Zoran Bozhinovskit. Kjo është e neveritshme për të dëgjuar e jo më të shqiptohet”, tha Zaev.
“Nuk ka bashkëjetesë me ta, të pastrohet njëherë e përgjithmonë me ta”, thotë Jankullovska në bisedën me Protogjerin Vlaltko Ilieski me Jankullovska.
Me “shiptarët” ashtu më nervozojnë”, ka thënë Jankullovska.
“Mos i trajto”, çfarë t’u bëjsh”, thotë nga ana tjetër Vllatko Ilevski.
Zaev publikoi një bisedë për të cilën tha se është zhvilluar në mes Gordana Jankullovskës dhe Sasho Mijallkovit, ku dëgjohet Jankullovska duke thënë se nuk i jep “shiptarve” shifra për buxhet, transmeton “Lajmpress.”
“Për buxhet nuk i jap shifra “shiptarve”. Pse t’u tregoj ku i dërgojmë parët e ku nuk i dërgjomë” thotë Jankullovska.
Në një bisedë tjetër Jankullovska duke folur me bashkëshortin e saj, përmend prap shqiptarët me term ofendues duke thënë se si mund të jenë kaq të humbur. Ajo shtoi se shqiptarët duhet të pastrohen njëherë e përgjithmonë. /portalb.mk