Impianti i parë për përpunimin e mbeturinave do të ndërtohet në Elbasan
Qyteti i Elbasanit është vendosur si qyteti që ka më shumë nevojë për një impiant mbeturinash. Një investim shumë i rëndësishëm, prej 22 milion eurosh, filloi punimet për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemit serioz të mbetjeve urbane. Sikur të mos i mjaftonte Metalurgjiku i Elbasanit, ky qytet prej vitesh vuan nga mbeturinat, duke qenë gjithmonë kërcënim për shëndetin e qytetarëve.
Impianti që do të implementohet për herë të parë në Shqipëri thuhet se përveçëse do t’i japë zgjidhje mbetjeve urbane, do të jetë gjithashtu edhe një mbështetje energjitike e drejtpërdrejtë për bujqësinë. Nga trajtimi teknologjik mbetjeve do përfitohet energji e gjelbër deri në 17 250 MWh në vit.
Tjetër efekt pozitiv i impiantit është transformimi rrenjësor i marrëdhënies me mjedisin. Impianti me teknologji bashkëkohore shmang ndikimin negativ në mjedis. Gjithashtu pritet që do te kete ndikim edhe në ekonominë lokale.
/BalkanWeb