Gratë janë të frikësuara ti hyjnë politikës për shkak të së shkuarës së tyre

Nëse kemi mësuar ndonjë gjë gjatë javëve të fundit, është se kemi nevojë për më shumë gra në politikë, jo më pak.
Nuk është sekret që gratë mbahen në një standard tjetër nga burrat në politikë. Kritika gjinore ndaj Julia Gillard është një shembull që e tregon më së miri. Punonjëse dhe politikane të panumërta femra po reflektojnë se si ato trajtohen çdo ditë vetëm për shkak të gjinisë së tyre.
Por një gjë që disa nuk e kuptojnë është se pabarazia gjinore prek gratë shumë më përpara sesa ato të zgjidhen në parlamentet tona.
Janë të shumta gratë të cilat kanë frikë të kandidojnë ose të hyjnë në jetën politike sepse u janë dërguar imazhe nudo duke i shqetësuar se jeta e tyre seksuale do të bëhet temë për diskutim publik.
Frika është e pranishme për shumë gra, ndërsa anëtarët meshkuj të parlamentit të ulur arrijnë të mbajnë punën e tyre pavarësisht akuzave për sjellje të paligjshme. Kjo të bën të pyesësh se si dikush mund të mohojë që ekziston një standard i ndryshëm për burrat dhe gratë.
“Për gati 10 vjet tani, unë kam lënë që e kaluara ime të diktojë ambiciet e mia nga frika se një burrë mund t’i përdorë ato kundër meje. Ndërsa isha në universitet, kam punuar si kamariere topless për të fituar para më shumë. Kurrë nuk e kuptova ndikimin e madh që do të kishin ata disa muaj në tërë jetën time. Në vitin 2012, më kaploj një ndjenjë, kur më vjen një njoftim në telefon se unë isha etiketuar në një postim në Facebook nga një i njohur. “LOL – a është kjo e vërtetë”, lexohej në të, së bashku me imazhet e mia në punë të ndara pa pëlqimin tim. Komentet nga njerëzit që njihja u grumbulluan poshtë. Ditët dhe javët që pasuan dukeshin si një turbullirë.Unë vendosa të largohesha nga kampusi dhe të mbaroja studimet e mia në internet sepse isha tepër e shqetësuar dhe e frikësuar për të shkuar në klasë,” tregon më tepër Julia Gillard.
Ne e dimë që kampuset universitare e preknin tepër sjelljen misogjiniste. Por në të njëjtën kohë, për shumë burra, është vendi ku ata marrin shijen e tyre të parë të politikës. Ndërsa ata marrin një kurs të shkurtër në parimet e pushtetit, gratë delegjitimohen.
“Muajt në vijim ishin të errët dhe nganjëherë të munduar nga mendimet për të dëmtuar veten time. Që atëherë, me kohën dhe mbështetjen nga të dashurit, dhimbja dhe ankthi ka kaluar por ende ndihem e frikësuar për të ndjekur një karrier në jetën publike, është si një hije e errët që më ndjek. Për shumë burra, vendimi im për të punuar në një punë reale, legale dhe legjitime që nuk bëri asnjë dëm është municion politik. Ata janë të armatosur kundër grave për të shkatërruar besimin e tyre dhe për t’i detyruar ato të nënshtrohen. Ndërkohë, një vizitë në një klub striptizmi nga një kryeministër mashkull i mëparshëm padyshim rriti popullaritetin e tij. Pabarazia është e dukshme,”thotë Julia Gillard.
“U ngopa nga ndjenja e të qenurit gjithë kohës e bllokuar, prandaj kohët e fundit vendosa që të shikoja një psikolog dhe të ndiqja një strategji të atillë për ta kaluar të shkuarën time duke ndjekur kështu ambiciet e mia.”
Psikologia më tha se një gjë që mund të bëjnë gratë për tu shëruar kur u është marrë fuqia, të kërkojnë të drejtën e tyre pa asnjë farë turpi. “Kjo, kam mësuar, është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Por sot është dita kur kam vendosur ta bëj.
Në politikë, njerëzit shpesh përdorin fjalën “papastërti” për të përshkruar sekretet ose të kaluarën e fshehur të kandidatëve ose politikanëve.
Gjatë pushimit të Krishtlindjes, unë ndava të ashtuquajturën historinë time të ndyrë me udhëheqësen e partisë Reason dhe ish-punëtoren e seksit Fiona Patten. Gjithmonë e admiroja mënyrën se si Fiona zotëronte të kaluarën e saj në një mënyrë që nuk mund të përdoret kurrë kundër saj (një strategji që gratë në politikë nuk duhet ta mësojnë kurrë, por shumë e bëjnë).
Ajo tha disa fjalë që nuk i kam harruar: “Do të vijë një moment kur ju do të ndiheni të detyruar të ndani historinë tuaj – dhe ju do ta dini kur të jetë kjo.
Dhe ajo kishte të drejtë. Ai moment është tani.
Javën e kaluar, gati një dekadë që nga ato ngjarje që ndryshuan jetën time, mbajta një fjalim të stilit parlamentar si moduli i fundit për të përfunduar Programin Rruga për Politikën e Universitetit të Melburnit për Gratë. Është një vend që nuk kam menduar kurrë se do të jem, dhe të them të drejtën, jam krenare.
Bërja e parlamenteve tona të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë është një hap i rëndësishëm, por e njëjta gjë duhet të bëhet që sistemet dhe proceset të arrijnë atje në radhë të parë.
Kush e di se çfarë mban e ardhmja ime nga këtu – por nëse ndarja e historisë time ndihmon një grua që jeton me të njëjtën frikë, atëherë do t’ia vlejë. Sepse është koha që ne t’i lëmë gratë të tregojnë rrëfimet e tyre dhe të vetmit njerëz që duhet të ndihen të turpëruar janë ata që përpiqen të armatosin përvojat tona seksuale ose të kaluarën për përfitime politike.
Burimi: The Guardian