Gjermani, i vihet flaka gazetës që ribotoi karikaturat e Profetit
Gazeta gjermane “Morgenpost” në qytetin verior të Hamburgut u bë pre e një zjarrvënie pasi kishte ribotuar karikaturat e Muhamedit nga gazeta franceze satirike Charlie HEBDO.
Gazeta Dita shkruan se persona të armatosur, ende të paidentifikuar, janë sjellë rrotull arkivës së gazetës gjatë natës dhe pas pak kohësh, aty ka rënë zjarr dhe janë djegur disa fotografi. Por, në atë moment, në zyra nuk kishte njeri, fatmirësisht.
Shërbimet sekrete kanë nisur hetimin, por nuk kanë dhënë ende versionin zyrtar.