Gëzuar 10-vjetorin e lindjes Youtube! Ja cilat janë 5 videot më të klikuara
Youtube është kthyer në një media të vërtetë. Ndonëse fillimet e tij ishin video amatore nga udhëtimet apo kafshët, sot është bërë një burim i rëndësishëm informacionesh duke nxitur gjithmonë e më shumë gazetarinë qytetare.
Youtube është quajtur ndryshe pasqyra audiovizuale e eksperiencave dixhitale të njerëzve. Jemi po ne që e zhvillojmë dhe i japim gjithmonë e më shumë fitime Youtube. Ndryshe nga faqje të tjera eksperimentale në internet që kanë dështuar, kjo nuk ka për të ndodhur me Youtube për sa kohë ne e përdorim atë.
Klikimet tona e kanë bërë Youtube-n këtë që është sot dhe me apo pavetëdije, kemi bërë një punë të shkëlqyer. 300 orë videosh hidhen cdo minutë në Youtube dhe vlera e tij shkon rreth 40 miliard dollar.
Nga zëro në një miliard klikime brenda një dekade është një udhëtim i shkëlqyer, por lind pyetja se cfarë do të ndodhë me Youtube tani që futet në moshën e “adoleshencës”?