Gazetaria nuk është krim, lironi stafin e Al Jazeera
Më 1 janar, një gjykatë egjiptiane bëri thirrje për një rigjykim të tre gazetarëve të burgosur të Al Jazeera. Gjyqi i parë ishte një farsë e plotë dhe ata duhet të lirohet menjëherë dhe pa kushte.
Gjykata e Kasacionit, gjykata më e lartë në Egjipt, vendosi se kishte pasur dështime proçeduriale në gjyqin e Mohamed Fahmy, Peter Greste dhe Baher Mohamed.
Gazetarët u akuzuan për publikim të lajmeve të rreme në lidhje me gjendjen politike të vendit dhe ndihmës së supozuar ndaj lëvizjes së Vëllazërisë Muslimane dhe u burgosës me shtatë deri në dhjetë vjet.
Në thirrjen drejtuar Presidentit për lirimin e Peter, Mohamed dhe Baher menjëherë dhe pa kushte kërkohet gjithashtu anulimi i dënimeve të tre gazetarëve dhe çdo të pandehuri tjetër bazuar vetëm në ushtrimin e tyre paqësor të së drejtës dhe lirisë së shprehjes. Veç kësaj në peticion kërkohet që Egjipti të repektojë, mbrojë dhe përkrah të drejtën dhe lirinë e shprehjes.