E (pa)vërteta e aksidentit të këngëtares Greta Koçi
Aksidenti i ditës së dielë i këngëtares Greta Koçi, e cila udhëtonte nga Kamza drejt Fushë Krujës, u shit në media si lajm ku Greta, bashkë me disa të rinj të FRPDsë, u aksidentua teksa po çonte ndihma në Vlorë.
Gazeta TemA sjell në vëmendje sot faktin se aksidenti nuk ndodhi në ndonjë aks që të çon në jug por në një aks që të çon në veri. Ngjarja ndodhi në aksin Kamëz – Fushë Krujë, në Tapizë, ku mjeti i këngëtares Koçi u përplas me atë të shtetasit Halil Ndregjoni, një ford i kuq.
Megjithatë, shton TemA, gjithë sajesën dhe gënjeshtrën e rrugës ku qenë nisur të rinjtë e FRPD-së e ndihmuan shumë edhe mediat, të cilat njëzëri ranë dakort se për të ikur nga Tirana në Vlorë kalohet fillimisht nga Kamza në Fushë Krujë.