Charlie Hebdo, histori e revistës së sulmuar sot në Paris
Charlie Hebdo, e njohur si “Charlie”, është një e përjavshme satirike, pa reklama, shpesh ka përfunduar nën kërcënimet e fondamentalistëve islamikë për botimin e karikaturave të Muhamedit.
Revista doli për herë të parë në treg në viitn 1970, e frymëzuar nga Charlie Brown dhe “Hara Kiri Hebdo‘, e censuruarpas faqes të bujshme, ditën e parë pas vdekjes së gjeneralit De Gol: ” Kërcim tragjik në Colombey, një i vdekur”.
Ajo pati një sukses të jashtëzakonshëm që zgjat për disa vjet, deri sa proceset e shumta gjyqësore e bënë të pamundurmbijetesën Charlie. E braktisur nga shumë lexues, Charlie u mbyll në vitin 1981 pas 580 numrash. Ajo u rishfaq në treg pas 11 vitsh më liberale dhe populiste, dhe shpesh u ” përlesh” me hierarkitë fetare, jo vetëm ato myslimane.
Karikaturat e para e Muhamedit daton në shkurt të viti 2006, me 400.000 kopje të shitura dhe një sulm islamik.
Në fund të vitit 2011, redaksia e revistës u shkatërrua plotësisht nga zjarri pas një sulmi nga islamikët dhe site i saj u hakua.
Më vonë, në shtator të vitit 2012, redkasia u blinuda nga policia pas kërcënimeve për karikaturat e botuara të frymëzuara nga filmi anti-islam “Pafajësia e myslimanëve“, që në atë kohë ndezën botën islame.
“Charlie Hebdo” ka një tirazh mesatar prej 100,000 kopje në javë dhe 15.000 abonentë.
Nga sulmi i sotëm në redaksinë e kësaj reviste, mbetën të vdekur 10 gazetarë, 2 policë dhe shumë të plagosur, mes të cilëve edhe 3 karikaturistët e karikaturave të mëposhtme.