Blushi këshillohet të ketë kujdes nga ndonjë plumb qorr
Duhet të kesh kujdes se ha ndonjë plumb qorr… – i thotë një nga të ftuarit e Opinion, Ben Blushit.
Dhe kur ky këmbëngul për të ditur çfarë do të thotë kjo, i ftuari që duket në siklet, shton: “Se fjala është plumb…”
“Dhe duhet të kthehet me plumb?” – replikon Blushi, por replikuesi i tij duket i paqartë.
“Po justifikon vrasjet” – i thotë më pas deputeti.
“Vë re që vitet e fundit është shtuar numri i atyre që nga besimtarë të thjeshtë, janë kthyer në praktikantë. Ky mund të jetë problem, pasi nga këta praktikantë mund të dalin ekstremistë”, ka thënë Blushi në emisionin “Opinion”. /Gazeta Dita/