Të jesh queer dhe rom në një botë që s’të sheh.

Tranzicioni nga grua, në një burrë trans, solli më vërtet një trajektore tjetër se sa i pranuar ishte nga familja e tij rome. Ky rast tregon sa e ndërlikuar është ndërthurja mes patriarkalitetit, heteronormativitetit dhe pritshmërive gjinore në disa komunitete rome, ku identiteti mashkullor shpesh shihet si më i pranueshëm madje më i vlefshëm sesa të qenit lesbike apo gej”.
Një ditë për flamurin që valon me kaltërsinë e qiellit dhe gjelbërimin e tokës, e të kuqen për peshën që mbart ky flamur në shpatullat e një populli të rrënjosur në dhunë e përjashtim.
Por sot, le të shohim një tjetër panoramë. Ata që shpesh nuk i përfshin as flamuri e as fjala: romët LGBT+.
Të jesh rom dhe queer nuk është një “identitet i dyfishtë”. Anohet më shumë si një përplasje forcash, një jetë në hije e dritë njëkohësisht. Është të ndihesh i padukshëm edhe mes të padukshmëve. Të mos kesh një cep ku të thuash “jam këtu” pa u frikësuar.
“Jemi mësuar të zgjedhim: ose rom, ose queer,” thotë Luca, një aktivist jo-binar nga Evropa Lindore.
“Na kërkojnë të coptojmë veten për t’u bërë të pranueshëm, por ne nuk jemi copa jemi të tërë.”
Brenda vetë komuniteteve rome, ku familja është strehë por ndonjëherë edhe burg, dalja hapur si queer mund të sjellë humbje të përkatësisë e sigurisë.
Ndërsa jashtë tyre, në hapësirat LGBTQ+ që shpesh ngjajnë si të lira por janë të dominuara nga jo-romët e të privilegjuara, romët queer shihen si të çuditshëm, të tepërt, të paqytetëruar.
“Na shikojnë si të ekzotikë, si histori për projektet e tyre jo si njerëz,” thotë Marina, një autore lesbike rome. “Edhe në komunitetin queer, duhet të shpjegojmë kush jemi e pastaj të kërkojmë vend.”
Por, pavarësisht gjithë kësaj, queer romët nuk janë heshtur. Përkundrazi. Nëpër Instagram, zine, podcast, dhe art urban, ata po e rimarrin narrativën nën kontroll, veç për të thënë të vërtetën.
Po ndërtojnë një strehëz ku askush nuk duhet të zgjedhë mes gjakut dhe dashurisë, mes emrit dhe dëshirës.
Kjo është ndërthurja. Jo si një koncept teorik, por si jetë e përditshme. Si mënyrë për të mbijetuar dhe për të kërkuar më shumë se vetëm mbijetesë: të jetosh plotësisht.
Sepse askush s’duhet të fshihet për të qenë vetja.
Dhe askush absolutisht askush nuk duhet të lihet pas.
Burim: https://bristoluniversitypressdigital.com/view/journals/ejpg/3/3/article-p371.xml?tab_body=fulltext