Strategjia e Mbrojtjes Sociale 2024-2030 e Shqipërisë u prezantua të martën dhe për qëllim kryesor ka të forcojë mbrojtjen dhe përfshirjen sociale për grupet vulnerabël. Kjo strategji përfshin disa masa konkrete që synojnë të adresojnë diskriminimin dhe të promovojnë barazinë gjinore. Ku dy politikat janë këto:
- Zbutja e varfërisë për çdo individ në nevojë dhe përmirësimi i jetesës për personat me Aftësi të Kufizuara nëpërmjet skemave financiare të përshtatshme, të përgjegjshme gjinore, transparente për fuqizim dhe integrim, të afta për përballimin e rreziqeve e krizave.
- Zgjerimi i shërbimeve sociale të integruara, të aksesueshme e cilësore dhe të përgjegjshme gjinore si dhe avancimi i deinstitucionalizimit, në partneritet me pushtetin vendor dhe aktorët e tjerë.

Në aspektin pozitiv, strategjia përmban masa specifike për të luftuar diskriminimin me bazë gjionore. Duke përfshirë trajnime dhe fushata ndërgjegjësimi për të ndryshuar perceptimet dhe stereotipet negative. Gjithashtu, plani strategjik parashikon shërbime të mbështetjes psikologjike dhe sociale për individët në nevojë, duke u ofruar atyre qasje në kujdesin psikologjik. Strategjia thekson rëndësinë e zbatimit të ligjeve ekzistuese kundër diskriminimit dhe promovon krijimin e politikave të reja që do të forcojnë mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.
Ky plan pune që do jetë i implementueshëm përgjatë viteve 2024-2030 krahas edhe strategjive të tjera në këtë spektër si:
-Strategjia për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2021-2030,
-Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2030,
-Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030 dhe Planin e saj të Veprimit,
-Plani Kombëtar i Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025,
-Plani Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI+ 2021-2027,
çka e bën këtë strategji goxha kompelkse dhe interseksionale të ndërthurur.
Ky dokument megjithë në asnjë pikë të veçantë të vetën nuk ka një pikë të dedikuar komunitetit LGBT+, si një grup I marxhinalizuar prej mundësive të reduktuara në arsim, punësim, shëndetësi dhe integrim shoqëror. Kjo tregon një vullnet të cunguar insitucional për kujdesin e treguar dhe angazhimin shtetëror në mirëqenie dhe përfaqësi të barabratë.
Edhe pse përmend nevojën për të mbrojtur të drejtat njeriut shpesh mungojnë masa konkrete dhe nisma të qarta që tregojnë se si do të arrihet kjo mbrojtje në praktikë. Implementimi i politikave të parashikuara kërkon burime të konsiderueshme financiare dhe aktualisht, financimi për programet që mbështesin komunitetin LGBT+ dhe çështjet gjinore duket të jetë i pamjaftueshëm, duke kufizuar kështu ndikimin e strategjisë. Në një vrojtim të parë ajo nuk ofron mekanizma të qartë për monitorimin dhe vlerësimin e përparimeve të bëra në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Pa këto mekanizma, është e vështirë të matet efektiviteti i politikave të zbatuara.
Komuniteti LGBT+ dhe organizatat që përfaqësojnë interesat e tyre shpesh nuk janë përfshirë mjaftueshëm në procesin e hartimit të strategjisë. Për të siguruar që politikat janë të ndjeshme ndaj nevojave të tyre, është thelbësore përfshirja aktive e komunitetit në çdo fazë të zhvillimit të politikave. Megjithatë, për të qenë efektive, është e nevojshme që strategjia të zbatohet me masa konkrete, financim adekuat, dhe një përfshirje më të madhe të komunitetit.