Qendra T’REJA në bashkëpunim me Qendrën për Advokim Social, Lëvizjen Rinore Egjiptiane dhe Rome dhe Qendrën për Aksion Komunitar ka ndërmarrë disa hapa për të nxitur qeverinë qendrore dhe atë lokale të marrë masa konkrete për disa problematika që prekin komunitetet rome dhe egjiptiane në vend, gjatë situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19.
Aktivitët dhe organizata kërkojnë:
Përmes këtyre peticioneve online, organizatat vlerësojmë masat e marra dhe vendimet e miratuara gjatë muajit Mars për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset e prekura për shkak të Covid-19, por, konstatojnë se VKM-të e miratuara nuk kanë parashikuar si subjekte përfituese, familje/individë që janë të angazhuar me punë informale si edhe familje të cilat nuk trajtohen nga skemat e mbrojtjes sociale.
Gjithashtu ato kërkojnë ndihmë ekonomike nga paketa financiare për:
1) Profesionistët e vetëpunësuar informal (hidraulikë, elektriçistë, bojaxhinjë, muratorë, saldatorë etj)
2) Individë që punojnë në punë informale si riciklimi, shitja e rrobave të përdorura etj
3) Shitës ambulantë
“Kërkojmë që kjo paketë në mënyrë që të shërbejë vërtetë për rimëkëmbjen ekonomike të këtyre kategorive shoqërore duhet të përfshijë kërkesat e mëposhtme: formalizimin e punës informale; mbështetjen përmes granteve të drejtpërdrejta; mbështetjen përmes ndihmës financiare dhe aftësimit për riorientimin e profilit të punës në përputhje me tregun e punës post-Covid.”, shkruhet në tekstin e peticionit.
Për të mbështetur nismën e ndërmarrë, gjeni linkun e peticionit në titujt e mësipërm.