GJENEVË (30 Mars 2020) – Shfrytëzimi i frikës së lidhur me COVID-19 nga grupet dhe politikanët për të mashtruar minoritetet po çon në një rritje alarmante abuzimesh verbale dhe fizike kundër kinezëve dhe pakicave të tjera, dhe disavemadje u është mohuar qasja në kujdesin shëndetësor dhe informacionet rreth pandemisë, tha një ekspert i të drejtave të OKB.
“COVID-19 nuk është vetëm çështje shëndetësore; ai gjithashtu mund të jetë një virus që përkeqëson ksenofobinë, urrejtjen dhe përjashtimin,” tha Fernand de Varennes, Raportues Special i OKB për çështjen e pakicave.
“Lajme për kinezë dhe aziatikë të tjerë që janë sulmuar fizikisht; për gjuhë urrejtjeje duke fajësuar pakicat përfshirë Romët, Hispanikët dhe të tjerët për përhapjen e virusit; dhe të politikanëve që bëjnë thirrje që emigrantëve të mos u jepetakses në shërbime mjekësore, të gjitha këto tregojnë se Qeveritë duhet të theksojnë urgjentisht se të drejtat e njeriut të secilit, veçanërisht të më të dobëtve dhe të margjinalizuarve, duhet të mbrohen.”
Eksperti i OKB shprehu shqetësime për raportime të shumta të ksenofobisë dhe përjashtimit të minoriteteve në pjesë të ndryshme të botës, duke filluar nga thirrjet për tu mohuar kujdesin mjekësor emigrantëve pa dokumente e deri në mungesën e informacionit në lidhje me pandeminë në gjuhët e pakicave, përfshirë gjuhën e shenjave.
“Miliona individë, veçanërisht pakicat dhe popujt indigjenë, mund të mos kenë qasje në ato që janë ndoshta mesazhet më të rëndësishme të shëndetit publik ndër breza,” tha de Varennes.
“Më të dobëtit në botë, shpesh janë të fundit që marrin mbështetje. Prandaj, bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveritë duhet të punojnë ngushtë së bashku për të informuar, ndihmuar dhe mbrojtur ata. Kjo përfshin komunikimin me ta në gjuhët e tyre, për të transmetuar në mënyrë efektive informacionin dhe kujdesin jetësor të shëndetit publik, si dhe zbatimin e masave për mbrojtjen e tyre kundër dhunës fizike dhe gjuhës së urrejtjes.
“Përhapja e koronavirusit rrezikon shëndetin e të gjithëve, pa asnjë dallim gjuhe, feje apo përkatësie etnike. Por disa janë më të prekshëm se të tjerët. Të gjithë ne mund të ndërmarrim hapa për t’i rezistuar rritjes së gjuhës së urrejtjes kundëraziatikëve dhe pakicave të tjera në mediat sociale, duke përfshirë këtu të bashkojmë zërat tanë në mesazhe për mbështetje me hashtaget #IAmNotAVirus ose #JeNeSuisPasUnVirus.”
“Luftimi i epidemisë kërkon luftimin e anëve të tij më të errëta. Masa të vendosura prej Qeverive dhe të gjithë ne për të mbrojtur të drejtat e njeriut të më të prekurve dhe të margjinalizuarve, përfshirë pakicat, komunitetet autoktone dhe emigrantët, janë urgjente dhe të nevojshme, “përfundoi Raportuesi Special.
Foto marrë nga: NBC News Foto marrë nga: The New York Times