Presidenti bullgar Rumen Radev ka firmosur një dakordësi që ndalon promovimin e përmbajtjeve në lidhje me komunitetin LGBT+ në shkolla, pavarësisht kërkesave nga për ta rrëzuar amendamentin, të bëra nga intelektualë dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.
Ligji ndalon “propagandën, promovimin, ose nxitjen” e ideve që lidhen me orientimin seksual jo-tradicional dhe identitetin gjinor. Shumë akademikë dhe organizata të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar ligjin, duke thënë se ai normalizon sulmet politike ndaj komunitetit LGBT+. Amendamenti është krahasuar me ligje të ngjashme në Rusi dhe Hungari, të cilat janë kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni i të drejtave të njeriut në Këshillin e Evropës.
Protestuesit në Sofje kanë kërkuar dorëheqjen e Radevit, ndërsa kishat ortodokse kanë mbështetur ligjin. Amendamenti u propozua nga partia e ekstremit të djathtë Revival dhe kaloi me shumicë votash në parlament. Kritikët e kanë cilësuar këtë veprim si një sulm ndaj të drejtave të fëmijëve, veçanërisht atyre LGBT+.
Ngjashëm është edhe në Shqipëri, ku organizatave të shoqërisë civile, dhe entiteve të tjera që merren me edukimin, iu duhet të kalojnë një kalvar burokracish për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë për gjininë, seksualitetin dhe identitetin. Çështje të trajtuara në mënyrë sipërfaqëore në kurrikulat tona mësimore.