Të zgjedhësh midis vdekjes … dhe vdekjes
Një adoleshente 17 vjeçare që i përket minoritetit fetar jazidi është shitur në ankand pasi luftëtarët e Shtetit Islamik pushtuan qytetin irakian të Siniarit, informon “The Independent”.
Adoleshentja u rrëmbye gushtin e kaluar dhe u detyrua të shkonte në qytetin Raqqa të Sirisë, ku dhjetëra vajza të tjera po i nënshtroheshin ekzaminimeve çnjerëzore për të konfirmuar virgjërinë.
“Virgjëreshat u çuan në një dhome me 40 burra,” kujton ajo.
“Ata na vunë në rresht dhe na zgjidhnin duke drejtuar gishtin… Unë mendova se do isha me fat, sepse nuk isha aq e bukur sa vajzat e tjera”- tregon vajza 17- vjeçare.
Al-Russiyah e bleu atë, bashkë me motrën e saj 10- vjeçare dhe 2 vajza të tjera në vetëm 10 minuta.

Vajza rrefen e tmerruar se si ajo u shit si skllave dhe jetoi nen terrorin e dhunes dhe perdhunimit per muaj te tere
“Dita kur unë dhe ime motër u shitëm, ishte dita e fundit që kam parë mamanë time. Nuk do e harroj kurrë momentin kur ao filloi të qajë dhe të shkulë flokët”, tha ajo.
Adoleshentja rrëfeu se përgjatë 9 muajve që qëndroi në duart e terroristëve është përdhunuar dhe rrahur çdo ditë dhe tani si pasojë e sulmeve seksuale është 3 muajshe shtatzënë.
Gazeta britanike citon një punonjës humanitar që pohon se ka ndihmuar viktimën kur ajo arriti t’u shpëtonte xhihadistëve.
Sikur këto të mos mjaftonin, xhihadistët i provokonin në mënyrë të vazhdueshme djegie me ujë të nxehtë. Gjithashtu ajo shton se e detyronin që të recitonte pasazhe të Kuranit ndërkohë që e përdhunonin.
Sipas aktivistes kurde, Delal Sindy, adoleshentja kujton se ato ditë ishin sikur “të zgjidhje mes vdekjes dhe vdekjes’. Viktima u rrëmbye në Irak dhe më pas u dërgua në Siri, ku së bashku me vajza të tjera u shit si skllave.