Profil i londinezit “Xhon”, ekzekutorit të pengjeve në ISIS
Xhihadisti Xhon është ekzekutori makabër i pengjeve perëndimore, ai ka prerë kokat e gazetarit amerikan James Foley dhe Steven Sotloff, i punonjësit humanitar David Haines, i 22 ushtarëve sirian dhe i gazetarit japonez Kenji Goto.
I vetquajturi “Xhon” është identifikuar nga të afërm dhe shok të tij si Mohammed Emwazi, 27 vjeç nga Queen’s Park në perëndim të Londrës. Mohammed është student i diplomuar në Londër si programues kompjuterash në Universitetin Westminster.
Ekzekutori Emwazi u njoh nga theksi i tij i dallueshëm britanik. Një nga shokët e Emwazi, i cili e identifikoi atë tha se nuk kishte asnjë dyshim se xhihadisti Xhon ishte shoku i tij.
“Nuk kam asnjë dyshim, unë e kisha si vëlla”.
“Xhon” është rritur në një familje të respektuar të shtresës së mesme në Londër, e cila me raste lutej në xhaminë në Greenwich, në juglindje të Londrës. Nga ushtria ISIS është përshkruar si një anëtar i mirë-arsimuar, inteligjent, dhe shumë i përkushtuar i grupit terrorist ekstremist.
Washington Post shkruan se “Xhon” ka udhëtuar në Siri në 2012, kur mendohet se është bashkuar edhe me ISIS.