Personazh: Robert Mapplethorpe

Lindi në Queens më 4 nëntor 1946 në një familje katolike me origjinë irlandeze. U rrit në Floral Park, Long Island. Në vitin 1963 ai u regjistrua në Institutin Pratt në Brooklyn, në të njëjtin ku kishte studiuar edhe i ati i tij, inxhinier dhe fotograf amator. Fillimisht u regjistrua në kursin e reklamimit. Ai gjithashtu u regjistrua dhe në shoqatën paramilitare “Shoqëria Kombëtare e Nderit të pushkëve të Pershing ” ku po ashtu kishte qenë dhe i ati. Këto janë vitet në të cilat ai përpiqet për të refuzuar prirjet e tij homoseksuale. Vitet 1963 dhe 1969, vite të veçanta për Shtetet e Bashkuara: lufta në Vietnam, trazirat e studentëve, lëvizjet çliruese të grave dhe homoseksualëve që po ndryshonin me shpejtësi shoqërinë. Roberti pezullon studimet e tij dhe fillon të konsumojë drogë.
Në pranverën e vitit 1967 ai takohet me Patti Smith, në atë kohë një vajzë e re që sapo kishte mbërritur në New York, me qëllimin e hekurt për t’u bërë poete dhe u dashurua me të. Ai shkon për të jetuar me Pattin. Marrëdhënia e tij me të është një nga më të rëndësishmet për Robertin, i cili shpesh do ta fotografojë atë në vitet 1970 dhe 1973.
Ai rifillon studimet dhe regjistrohet në artet grafike, por në 1970 largohet nga Instituti Pratt përgjithmonë pa i përfunduar studimet. Nga viti 1970, filloi të përdorë imazhe të bëra me një Polaroid. Roberti studoi me vëmendje dhe imtësisht letrën, zhvillimin, kompozimin dhe intensitetin e punës së tij si fotograf. “Gjithçka është çështje drite”, do të thoshte.

Në 1970 ai filloi marrëdhënien e tij të parë serioze homoseksuale me David Croland, një model nga New Jersey. Në vitin 1972 Roberti njihet me Sam Wagstaff, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në reklamimin e punës së Mapplethorpe. Falë tij Roberti më në fund fillon të njihet në qarqet e shoqërisë së lartë dhe fiton një stabilitet ekonomik.
Mapplethorpe vdes nga SIDA më 9 Mars 1989. Mikja e tij e ngushtë Patti Smith i kushtoi një libër të titulluar “Just kids”.