Personazh: Martha May Eliot

Lindi në Massachusetts më 7 prill të vitit 1891 në një familje intelektualësh. Martha ndoqi universitetin dhe u diplomua për pediatri dhe shëndet publik. Në vitet 1921 – 1935 dha leksione pediatrie në universitetin e Yales. Gjatë kësaj kohe, njëkohësisht me leksionet ajo drejtoi dhe Divizionin e Byrosë Kombëtare për Fëmijët dhe Shëndetin e Nënave, përkatësisht në vitet 1924 – 1934.
Në vitin 1956 u bë Presidente e Departamentit të Shëndetit Mëmësor dhe Infantil në Harvard School. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Eliot administroi programin për shëndetin e nënave dhe kujdesin për fëmijët duke asistuar mbi një milion gra. Pas luftës mori përsipër detyra dhe pozicione të tjera të rëndësishme në lidhje me shëndetin publik, nënat e reja dhe fëmijët.
Gjatë studimeve universitare, Martha do të njihej me Ethel Collins Dunham, edhe ajo pediatre, e cila do të bëhej shoqja e saj e jetës. Një nga studiuesit e jetës së tyre, Lilian Fadermann do të shkruante:
“Që prej vitit 1910 e deri në vdekjen e Ethel, më 1969, të dyja gratë ishin të pandara. Martha dhe Ethel patën sukses në kohërat kur antipatia për gratë profesioniste dhe lezbike ishte aq e dukshme”.