Personazh: Alan Turing (1912 – 1954)

Ishte matematikan, kriptograf, filozof britanik. Konsiderohet si babai i informatikës dhe një nga matematikanët më të mëdhenj të shekullit XX. Pati shumë ndikim në zhvillimin e shkencës kompjuterike duke formalizuar konceptet e “algoritmit” dhe “kompjutimit” me makinën Turing, e cila mund të konsiderohet model i kompjuterit me përdorim të përgjithshëm.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Alan Turing punoi në Shkollën e Qeverisë për Kode dhe Shifra, në Britani për thyerje të kodeve sekrete. Për një kohë ai ishte kreu i Hut 8, seksionit përgjegjës për kriptoanalizimin e komunikimeve të flotës detare gjermane. Ai hartoi një numër të teknikave për të thyer shifrat gjermane, duke përfshirë metodën bombe, një makinë elektromekanike që mund të gjente konfigurimet e makinës Enigma.
Për nder të tij është krijuar dhe një çmim vjetor “Çmimi Turing” që jepet për kontribut të madh në shkencat kompjuterike.

Më 31 mars 1952 u arrestua për homoseksualitet dhe u dërgua në gjykatë. Mbrojtja e tij ishte thjesht një frazë “nuk shoh asgjë të keqe në veprimet e mia”. Duhej të zgjidhte mes dy viteve burg ose tredhjes kimike dhe ai për ti shpëtuar burgut pranoi këtë të fundit (trajtimin me hormone femërore).
Për më shumë se një vit ai u trajtua me hormone femërore dhe kjo solli tek ai ulje të libidos dhe zhvillimin e gjoksit. Depresioni që la pas trajtimi si dhe poshtërimi i përjetuar e çuan në vetëvrasje. Më 7 qershor të vitit 1954 Alan u helmua me cianid.