Ngujohet para KLD derisa ta kthejnë në punë!
Ish-inspektori në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kudret Kapo, ka nisur dje një protestë të pazakontë para KLD-së, njofton gazeta DITA.
Siç mund ta shikoni në këtë foto ai është ngujuar që dje në mëngjes para hyrjes së godinës dhe nuk lëviz, pasi kërkon të kthehet në detyrë.
Kapo është shkarkuar nga detyra, por ai thotë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rikthehet në detyrë.
“Unë do të ri ditë e natë këtu. Më kanë poshtëruar dhe më kanë denigruar. Unë nuk vajta të godas apo shava njeri. Do ta ndjek këtë çështje deri në Strasburg”, thotë ai, i cituar nga DITA.
Por, KLD thotë se është dëmshpërblyer me 5.2 milion lekë deri në përfundimin e mandatit si inspector, në vitin 2012./DITA/k.p./