Kandidati i ri Demokrat, Bernie Sanders – pengesë për Hillaryn në garën presidenciale
Bernie Sanders sfidon zyrtarisht Hillary Clinton në garën për kandidaturën e Demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Sanders, 73 vjeçar, senator i Vermontit, i vetëquajtur “socialist demokratik” ka ngritur një sfidë të tipit Davidi kundër Golias ndaj Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, e cila është kandidatja më e favorizuar e Demokratëve.
Ndikimi i Sanders në fushatën e Clinton pritet të jetë pikërisht shtyrja e ideve të saj më afër të majtës dhe qendrimeve populiste, nga sa Hillary do të dëshironte të shkonte.
Fushata e Bernie Sanders do të fokusohet në 3 çështje thelbësore – pabarazia në të ardhura, reformimi i financave të fushatës dhe ndryshimet klimaterike.
Gjatë karrierës së tij Sanders ka qenë i fokusuar në çështjet e mjedisit dhe ngrohjes globale.
Ai është liberal, mbështet të drejtat e LGBT, martesat e të njëjtit seks dhe ka votuar kundër Aktit të Mbrojtjes së Martesave në vitin 1996.
Sanders ka qenë një nga zërat kryesorë në mbështetje të reformës së medias, ai kundërshton fort rritjen e përqendrimit të pronsisë së mediave.
Një ndryshim kryesor mes dy kandidatëve është mënyra si ata sillen ndaj të kompanive të mëdha dhe shtresës së pasur të popullsisë.
Hillary Clinton do të fitojë mbështetjen e të pasurve, ndërsa Sadnders i sulmon ata dhe përpiqet të thyeje fuqinë e tyre. Ky ndryshim mes tyre duket dhe në mënyrën si ata po përpiqen të ngrejnë fondet për fushatat.
Ndryshe nga Clinton, Sanders planifikon të ndërtojë një fushatë moderne, të mbështetur mbi donacione të vogla dhe deri tani po kalon gjithë parashikimet.
Në 24 orët e para ai arrit të mblidhte 1.5 milionë dollarë, të dhuruara na 35.000 njerëz me një mesatare donacionesh prej 43.53 dollarë.
Megjithatë, sipas parashikimeve, Sanders nuk do e fitojë garën ndaj Hillary Clinton, por prezenca e tij në fushatë do e drejtojë debatin majtas për një sërë çështjesh, duke filluar nga ekonomia e deri tek mjedisi.
/HistoriaIme