Kampionia e surfing pa një krah sfidon dallgët në muajin e nëntë të shtatzënisë
Do vazhdojë të sfidojë dallgët deri ditën që fëmija i saj i parë do vijë në jetë. Bethany Hamilton, surfiste Amerikane 25 vjeçare, është në javën e 36 të shtatzënisë. Megjithatë, ajo vazhdon të kultivojë pasionin e saj që nuk e ka braktisur edhe trembëdhjetë vjet më parë, kur një peshkaqen tigër i këputi krahun e saj të majtë.
“Nëna ime ka bërë surfing gjatë gjithë shtatzënisë së saj me mua në bark. Unë do të vazhdojë të paktën deri në muajin e tetë,” tha Bethany disa javë më parë. Sot, në muajin e nëntë, ajo është ende në mes të dallgëve.
Në tetor 2003, kur ishte vetëm 13 vjeçe, Hamilton humbi krahun e majtë në sulmin e një peshkaqeni tigër prej 4 metrash. Megjithatë, vetëm tre javë më pas ajo u kthye të bëjë surfing. /Corriere.it