Një nga figurat më të folura të vitit të fundit dhe një nga aktivistet më të reja që po frymëzon ndryshim në shumë vende të botës, Greta Thunberg njoftoi se do të ndjek punimet e Samitit të Klimës në Nju Jork dhe Santiago, por gjithnjë duke menduar për mjedisin mbi të gjitha.
Ajo do të udhëtojë nga brigjet e Britanisë drejt Nju Jorkut me një anije garash, si mundësia me e mirë për ndotjen sa më të pakët të mjedisit dhe si mënyra e udhëtimit me gjurmën më të vogël të karbonit.
Anija me vela Malizia II dhe ekuipazhi i saj në një postim në Facebook deklaruan se janë shumë të nderuar për të pritur Greta Thunberg në bordin e tyre të anijes me zero-emetim.
Thunberg refuzon të udhëtojë dhe me avionë për shkak të impaktit ndotës që ato kanë në mjedis. Ajo në të gjithë udhëtimet e saj zgjedh mjete alternative transporti e kryesisht trenat elektrikë.
Në udhëtimin e saj të parë përtej atlantikut, Thunberg do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për Klimën në New York si dhe në Konferencën Vjetore të Klimës COP25, e cila këtë vit mbahet në Santiago të Kilit.