Një thirrje publike për të ndalur gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT+!
Duke marrë shkas nga ngjarjet e ditëve të fundit, rritja e retorikës diskriminuese dhe e gjuhës së
dëmshme ka arritur nivele shqetësuese, duke paraqitur një kërcënim të konsiderueshëm për
dinjitetin, sigurinë dhe mirëqenien e anëtarëve të komunitetit LGBTI+ dhe mbështetësve të tyre.
Ndaj ne, organizatat nënshkruese, solidarizohemi në thirrjen tonë për ndalimin e gjuhës së urrejtjes
në Shqipëri.
Gjuha e urrejtjes, në çdo formë, e nxitur nga kushdo, është një shkelje e të drejtave themelore të
njeriut dhe bie ndesh me vlerat themelore të barazisë, respektit dhe përfshirjes që Shqipëria aspiron
të mbrojë. Përdorimi i saj përjetëson diskriminimin, nxit dhunën dhe krijon një mjedis frike dhe
përjashtimi për personat LGBTI+ apo ndaj kujdo që përdoret. Kjo është e papranueshme në një
shoqëri që synon të mbrojë dhe promovojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht nga
orientimi i tyre seksual apo identiteti gjinor.
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes minon strukturën bazë të shoqërisë duke nxitur ndarjen dhe
mostolerancën. Ndaj, kur pikëpamjet paragjykuese nxiten dhe lejohen të përhapen të
pakontrolluara, siç ka ndodhur së fundmi në vendin tonë, ato kontribuojnë në një kulturë
përjashtimi dhe armiqësie që prek të gjithë, dhe jo vetëm për komunitetin LGBTI+. Kjo përçarje
dobëson kohezionin social dhe pengon përparimin e një shoqërie që vlerëson diversitetin dhe
barazinë.
Për të parandaluar këtë, i bëjmë thirrje çdo individi të raportojë rastet e gjuhës së urrejtjes kundër
komunitetit LGBTI + apo kundër çdokujt tjetër që përdor gjuhën e urrejtjes, tek autoritetet
përkatëse. Duke raportuar këto padrejtësi, ne mund të mbajmë qëndrim kolektiv kundër
diskriminimit dhe të mbrojmë të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Qytetarët munden gjithashtu të raportojne rastet e gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe
dezinformimit në platformat e rrjeteve sociale dhe portalet mediatike, në platformën
www.isigurt.al.
Ne u bëjmë thirrje, autoriteteve të marrin masa të shpejta dhe efektive kundër autorëve të gjuhës
së urrejtjes për të garantuar përgjegjësi dhe për të parandaluar shkeljet e ardhshme.
Ne mund të krijojmë një Shqipëri më të sigurt, më gjithëpërfshirëse për të gjithë.
Kjo thirrje është nënshkruar nga:
- Avokati i Popullit
- Komisioneri për Mbrotjen nga
Diskriminimi - Civil Rights Defenders
- Aleanca LGBT
- OMSA
- Streha LGBT
- ProLGBT
- Shoqata e Grave Profesioniste,
Afariste e Zejtare - Alice Taylor, gazetare
- Qendra Vatra, Vlorë
- Aleanca Gjinore për Zhvillim
- Komiteti Shqiptar i Helsinkit
- Qendra Europiane
- Qendra ALTRI
- Partners Albania
- Roma Versitas Albania
- Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, TLAS
- CRCA/ECPAT Shqipëri
- Ambasada PINK
- Koalicioni për Arsimin në Shqipëri
- Shoqata “Unë, Gruaja”
- Institutit për Kontratën Shoqërore
- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri,
AWEN - Citizens Channel
- Linja Kombëtare e Telefonit për
Fëmijë në Shqipëri – ALO 116111 - Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare
- Qendra Act for Society
- Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e
Personave me Aftësi të Kufizuara - Qendra Kombëtare për Shërbimet
Komunitare - Community Reporters, Shqipëri
- Instituti për Ndryshim dhe Lidership
në Shqipëri - Albania Community Assist – ACA
- Qendra per Drejtesi Gjinore
- Shoqata Pertej Barrierave
- Qendra Media dhe Cështjet
Shoqërore - Shoqata Infinit +
- Fondacioni “Së Bashku”
- Shoqata Voice of Roma në Shqipëri
- Qendra Burimore Kombëtare
Shqiptare e Trajnimit dhe Asistencës
Teknike—ANTTARC - Organizata për Ruajtjen dhe
Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në
Shqipëri, PPNEA - Instituti për Aktivizëm dhe
Ndryshim Social, IANS - Qendra TREJA
- Qendra per Zhvillim Komunitar “Sot
per te Ardhmen” - Qendra Rinore H.A.N.A
- Grupi Shqiptar i të Drejtave të
Njeriut