Dasmat janë gjithmonë në verë dhe në darkë. Nusja dhe dhëndrri hynë pas mysafirëve në të shumtën e rasteve me një vallëzim e fishekzjarre. Familja e nuses ulet nga njëra anë e sallës, dhe fisi i dhëndrrit nga ana tjetër. Kur ulesh ka gjithmonë fruta, ndonjë mesore, dhe kushërinj që i njeh, tjerë që si ke parë kurrë. Meshkujt veshin këmishën e rasteve, ndërsa gjinia tjetër fustanin e gjatë jo-të bardhë.
Kjo është imazhi që unë kam ndër mënd kur vjen fjala për dasëm. Uuu po, se harrova. Edhe pjesën ku i hedh lekë, 5 mijë leksha, nja 3-4 copë.
Ndërsa së fundmi,meqë kam patur shumë kohë të lirë, edhe kam trilluar ca.
Po sikur të ishte një dasëm në pranverë? Në terracë? Pa tavolina për tu ulur, dhe rrjedhimisht por siç i thonë ndërkombëtarët ‘’katering’’? Për të cilën nuk më ka ardhur ftesa nja 4 muaj para dhe nuk kam pse hedh lekë.
Me siguri që nuk do takoj asnjë kushëri, dhe vëndi s’ është i ndarë përgjysëm sepse kanë ardhur vetëm miqtë e çiftit. Do doja të ishte një dasëm edhe me fëmijët e çiftit, gjithnjë më ka ardhur inat që s’kam qenë në darsëm të mamit dhe babit. Pjesa më e bukur është që nuk do ketë kameraman që të vjen te koka, se do jenë me stativë të gjithë bashkë me mikrofonat e mediave, se ata vdesin për içik trillime.
Dasma ime e parë me dy vello të bardha.