Në Britani ligji tashmë të njeh grua vetëm në je lindur e tillë.

Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur se fjala “grua” në Ligjin për Barazi të vitit 2010 i referohet vetëm grave biologjike, duke përjashtuar gratë trans nga kjo përkufizim ligjor.
Ky vendim erdhi pas një padie nga grupi For Women Scotland, i cili kundërshtoi një vendim të mëparshëm që e përfshinte edhe gratë trans në këtë përkufizim. Ata argumentuan se shtimi i grave trans në ligje që kanë të bëjnë me të drejtat e grave mund të dëmtojë mbrojtjen që gratë të lindura biologjikisht gra kanë sipas ligjit.
Gjykatësi Lord Hodge tha se: “Fjalët ‘grua’ dhe ‘seks’ në ligj do të thonë grua biologjike dhe seks biologjik.” Por ai theksoi se personat trans vazhdojnë të jenë të mbrojtur nga diskriminimi në bazë të identitetit gjinor.
Vendimi do të ndikojë në mënyrën si institucionet publike dhe organizatat trajtojnë çështje si hapësirat vetëm për gra (p.sh. tualetet, qendrat strehuese etj.).
Megjithatë, personat trans ende kanë të drejtë të kërkojnë të drejtat e tyre nëse diskriminohen për shkak të ndryshimit të gjinisë ose për identitetin e tyre gjinor. Ligji vazhdon t’i mbrojë ata në shumë aspekte, por nuk i njeh më si “gra” në kuptimin ligjor të fjalës.
Ky vendim ka shkaktuar debat të madh dhe pritet të ketë ndikim të madh në të drejtat e komunitetit trans në Mbretërinë e Bashkuar.