Maji duket se është plot ndodhi e aktivitete në Tiranën plot surpriza. Në një cep Tirana që fotografon ylberin pas shiut, e në një tjetër Tirana që ylberin as e lë të dalë. Me e pa ylber, frytet e punës tonë për të edukuar dhe treguar të vërtetën e dashurisë, duhet të shkojnë jashtë Tiranës. Dhe në këtë rrugëtim, organizata jonë ombrellë e portalit ku ju po lexoni tani, PRO LGBT po shtrin rrënjët në 5 evente, veçanërisht për të dialoguar, kuptuar dhe shprehur gjithë ndodhitë e së tashmes nëpërmjet zërave të ndryshëm.
Mbani shënim detajet për secilin nga aktivitetet e mëposhtme që ju ngjallin interes, dhe ju shuajnë kureshtje profesionale dhe personale.
Me 14 Maj, në Europe House nga ora 13.00 deri në 15.00 do mblidhemi bashkë me Lëvizjen Evropiane në Shqipëri dhe prezencën e Ambasadorit të BE për të diskutuar ecurinë drejt integrimit në BE, veçanërisht kapitullin 23 për ‘’Gjyqësorin dhe të Drejtat Themelore’’. Bashkë me përfaqësues të shoqërisë civile, intistucioneve dhe qytetarë, për të kuptuar se si secili prej nesh mund të bëhet pjesë e ndikimit në këtë proces.
Të hënën e 20 Majit në orën 11.00 pranë zyrave të PRO LGBT, do të mbahet konferenca për shtyp nga dy pastorë anglezë. Me qëllimin e qartësimit të çështjeve lidhura me fenë, familjen dhe progresin e shoqërisë shqiptare. Përballë gazetarëve ata do të munden ti përgjigjen pyetjeve kureshtare të drejtuara nga gazetarët si përfaqësi e zërit të qytetarëve për çështjet e integrimimit, shoqërisë, besimit fetar, dhe diskriminimit.
Në 25 Maj, siç tashmë mund ta dini do jetë momenti kulminant i gjithë muajit. Parada e Krenarisë tashmë stoike që 12 vjet, do jetë një manifestim për gjithëpërfshirjen dhe diversitetin e familjes. Kjo duke qenë të ndërgjegjshëm për efektin që ka familja në mirëqënien e çdo individi.
Prandaj me 25 maj, në orën 17.00 bashkohuni të nisemi bashkë nga Reja në Tiranë për Paradën e Krenarisë 2024.
Ndërkaq, duke besuar që të zgjeruarit e njohurive dhe diskutimet vazhdojnë përtej Majit, në bashkëpunim me hapësirën D:4, me 1 Qershor do të organizojmë një event shumë-dimensional. Me prirje drejt ndarjes së mendimeve për çështjet e seksualitetit dhe gjinisë në hapësira të sigurta, një ekspozitë për arkitektë ‘’queer’’ nga ekipi i kërkuesve të D:4, një bufe me ushqim vegan nga ‘’Veganush’’, dhe një bisedë të vazhdueshme për sigurinë fizike dhe mendore në hapësira të ndryshme fizike.
PS: Eventin më të veçantë, e kemi surprizë.
Fotoja: © Get Shkullaku, AFP