Ngjarja e djeshme e një fotoje të modifikuar nga JOQ ishte një rast i temrrshëm dhe shëmbëlltyra ekzakte e dezinformimit dhe gjuhes së urrjetjes dashakeqe.
Portale gjoja mediatike në Shqipëri, ka kohë që për hir të klikimeve dhe vajtjes pas dëshirës së njerëzve për banalitet, përdorin raste apo tematika delikate për të cilat askush sot nuk duhet të marrë guximin të jetë zëri përgjithësues i të tjerëve. Ky akt imoral dhe kriminal i nje portali masiv si JOQ, ve ne rrezik sigurine dhe mireqenien e komunitetit lgbt ne Shqiperi. Mbi 1300 komente horror lexohen lehtësisht poshtë fotos së manipuluar.
Një ndër to edhe ‘’Jeta osh Qef’’, që përkundrazi emrit që mban sot është një ndër portalet kryesore keqadashëse dhe me përmbajtje të lartë të gjuhës së urrejtjes. Në analizën tonë kjo hapsirë ka arritur të ketë shikueshmëri të lartë prej aktualitetit që përcjell duke mbuluar ngjarjet në Shqipëri në kohë reale, dhe duke e përcjellë lajmin me tituj banal, të njëanshëm dhe bullizues. Pasi ne si audiencë nën petkun e anonimitetit shohim nga bira e çelësit atë që s’ do e thonim me zë dot vetë sepse është e pamoralshme.
Pikërisht dje, ky portal ka nxjerrë një foto të modifikuar të Paradës së Krenarisë, e cila në ballinë të marshimit ka patur edhe motivin kryesor të këtij viti ‘’Çdo ngjyrë, një familje’’, në postimin e djeshëm është modifikuar në një shprehje banale që i bie si barrë e rëndë komunitetit LGBT+.Nga presioni i lartë i të gjithë shoqërisë, postimi është fshirë.

Në nenin 33, pika 13 ët Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikohet gjobitje deri në maksimumi 6 milionë lekë të vjetra, çka do të ishte rasti i JOQ, nëse të gjithë hapat e ndërmarrë pas denoncimit të bërë do të jenë të paanshme nga intstitucionet përgjegjëse.
Teksa dënojmë rëndë këtë akt, do donim ti përcillnim një mesazh të përzemërt secilit prej kolegëve në media për të qenë kryefortë në ndjekjen e parimeve të gazetarisë, secilit person që ka një ndikim mbi disa persona të tjerë për të përcjellë mesazhe pozitive, dhe çdo qytetari për të denoncuar dhunën në të gjitha format e veta. Mund të përdorni platformën www.isigurt.al per çdo rast keqinformimi, gjuhe urrejtje apo diskriminimi qe hasni online dhe ne mjesdise të tjera, qoftë për orientimin seksual apo çdolloj karakteristike tjetër personale.
ProLGBT dhe Historia Ime, e denojnë ashpër këtë mungese etike dhe dizinformim nga ata qe supozohet te shfaqin realitetin shqiptar.
Ditë të mbarë!