Me sa duket Lojerat Olimpie të Parisit përveç medaljeve e sporteve, po ngjallin edhe goxha dinamika në lidhje me komunitetin LGBT+. Megjithatë në boksin për femra boksierja italiane Angela Carini përfundoi papritur ndeshjen e saj kundër Imane Khelif nga Algjeria vetëm 46 sekonda pas fillimit të saj. Vendimi i Carini-t për tu tërhequr ngjalli jo vetëm habi, por gjithashtu nxiti një debat çështjen e gjinisë, tranzicionin gjinor dhe pjesmarrjen në sport. Ku në fakt kjo nuk është hera e parë që ndodh në botën e sportit.

Carini, deklaroi se dhimbja e fortë në hundë nga goditjet e para ishte arsyeja e tërheqjes së saj të papritur. Ajo tha: “Ndjeva një dhimbje të madhe në hundë, dhe me maturinë e një boksieri, thashë ‘mjaft’,” duke theksuar se vendimi i saj ishte i bazuar në shëndetin e saj dhe jo një deklaratë politike. Megjithatë, trajneri i saj, Emanuele Renzini, zbuloi se në Itali e kishin paralajmëruar Carini-n që të mos ndeshej me Khelif për shkak të testit të dështuar të përshtatshmërisë gjinore të Khelif në Kampionatin Botëror të 2023.
Rruga e Imane Khelif drejt Olimpiadës së Parisit 2024 ka qenë e mbushur me polemika. Vitin e kaluar, Khelif u skualifikua nga Kampionati Botëror për shkak të niveleve të larta të testosteronit, një rezultat që hodhi dyshime mbi përshtatshmërinë e saj për të konkurruar në boksin për femra. Megjithatë, Khelif u lejua të merrte pjesë në Paris, një vendim i mbrojtur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC).
Kritiket, megjithatë, pretendojnë se lejon atletët me karakteristika gjenetike mashkullore të konkurrojnë në garat për femra krijon një fushë loje të pabarabartë dhe mund të komprometojë sigurinë e atletëve femra.

Ky diskutim shtrihet përtej boksit, Lojërave Olimpike dhe sporteve, duke prekur çështjen më të gjerë të identitetit gjinor në sport.
Olimpiada e Parisit 2024 ka parë një numër rekord të atletëve LGBTQ+ të dalë hapur, 140 nga 10714. Një moment historik në gjithëpërfshirjen edhe në sport. Ndërsa organizatat sportive dhe organet drejtuese punojnë për të rafinuar politikat e tyre, përvojat e atletëve si Carini dhe Khelif na rikujtojnë kompleksitetin e çështjeve të këtij rangu dhe sa të papërgatitur jemi për një shoqëri gjithëpërfshirëse.
Ndeshja e rradhës e Khelif tashmë që fitoi këtë ndeshje do të jeët në çerek-finalen e femrave për boks, në peshën 66 kg.
Cila është mendimi juaj për këtë çështje?