Zvicra ka njoftuar se çiftet e të njëjtit seks do të mund të martohen duke filluar nga 1 korriku i vitit të ardhshëm pas miratimit me referendum të martesave LGBT+.
Qeveria zvicerane shpalli datat e para për martesat brenda të njëjtit seks të mërkurën (17 nëntor), pothuajse dy muaj pasi 64.1 përqind e votuesve mbështetën barazinë në referendum.
Zvicra ka lejuar partneritetet civile për çiftet e të njëjtit seks që nga viti 2007. Legjislacioni për të lejuar martesat e të njëjtit seks u prezantua për herë të parë në vitin 2013, por u pasua nga tetë vjet fushatë dhe debate të zgjatura.
Kjo do të thotë gjithashtu që çiftet e të njëjtit seks mund të adoptojnë fëmijë së bashku, diçka që më parë ishte e ndaluar pasi birësimi ishte i kufizuar për çiftet e martuara në Zvicër, si dhe aksesi në IVF.
Qeveria njoftoi gjithashtu se duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Zvicra do të njohë martesat e çifteve të të njëjtit seks që martohen jashtë vendit në vend që t’i trajtojë këto lidhje si partneritete civile.
Legjislacioni, gjithsesi, do të thotë se krijimi i në një partneriti civil, nuk do të jetë më e mundur në Zvicër që nga 1 korriku – megjithëse çiftet tashmë në partneritet civil do të lejohen ta mbajnë këtë status.
Zvicra është vendi i 17-të në Evropë që legalizon barazinë martesore duke filluar nga shtatori i vitit 2021, me Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Islandën, Irlandën, Luksemburgun, Maltën, Holandën, Norvegjinë, Portugalinë, Spanjën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar që kryejnë ligjërisht ceremoni martesash brenda të njëjtit seks.
Hannes Rudolph i HAZ – Queer Zurich, grupi LGBT+ më i vjetër në Zvicër, tha për PinkNews pas referendumit të shtatorit:
“Ne nuk mund ta marrim progresin si të mirëqenë.”
“Duhet të qëndrojmë të dukshëm dhe ta ngremë zërin për padrejtësitë.
“Njerëzit transgjinorë dhe interseks duhet të mbrohen nga diskriminimi. Terapitë e konvertimit dhe operacionet jo konsensuale duhet të ndalohen me ligj.
“Një fokus tjetër duhet të jenë minoritetet brenda komunitetit queer… Personat queer me ngjyrë, njerëzit queer me aftësi të kufizuara, emigrantët queer dhe të tjerë duhet të gjejnë struktura mikpritëse dhe një komunitet që nuk i përjashton ata.“Ne duam ta bëjmë Zvicrën një vend më të sigurt për njerëzit e margjinalizuar.”
Burimi: www.pinknews.co.uk