Zhvillime pozitive vinë nga Zvicra, një vend që konsiderohet si simbol i demomracisë së vërtetë përfaqësuese për shkak të referendumeve të shumta që zhvillohen ç’do vit.
Ditën e djeshme, qytetarët u thirrën në referendum, për përfshirjen ose jo të homofobisë dhe diskriminimit me bazë orientimin seksual në Kodin Penal.
Me 63.1% të votave pro, prej ditës së sotme në Zvicër homofobia është krim dhe ndëshkohet ç’do krim urrejtjeje ose formë diskriminimi e nxitur nga orientimi seksual i individëve.
Nga 26 Kantone, vetëm në 3 shumica ka votuar kundër këtyre ndryshimeve.
Vendimi është cilësuar si një fitore për të drejtat e njeriut dhe komunitetin LGBTI+ në përgjithësi.
Referendumi ishte nisur nga partia konservatore, me qëllim largimin e homofobisë nga Kodi Penal, por që në fillim, sondazhet tregonin një vendosmëri të qytetarëve zvicerianë për të mos lejuar ndryshimet e ligjit.