“Zoti të dha kancer se je homoseksuale”
Una Mullally, një gazetare e Irish Times, postoi në Twitter një nga letrat që ajo ka marrë si rezultat i avokimit të saj për martesat brenda të njëjtit seks.
Republika e Irlandës do të votojë më 22 maj një propozim për të futur martesa civile.
Letra, nga një ‘Jo’ votues, thotë: “më vjen shumë keq që po dëgjoj për kancerin tuaj, por ndoshta ky është vullneti i Perëndisë.
“Në fund të fundit ju e keni mbështetur idenë e sëmurë të martesave gej, që do të shkatërronte familjen si e njohim ne dhe do të shkatërronte jetën e brezave të fëmijëve të pafajshëm të viktimizuar nga narcisizmi i “prindërve” të tyre.
“Imagjinoni fëmijët duke shkuar në ditën e tyre të parë të shkollës të shoqëruar nga dy mamatë e tyre ose dy baballarët.
“Dhe si bëjnë fëmijë dy gej gjithsesi, nëse jo me mjete artificiale që tallen me marrëdhëniet natyrore?
“Këshilla ime është që të pranosh se je edhe gej, por edhe jo shumë e bukur, pasi ka fate edhe më të këqinj; mund të ishe e zezë për shembull.
“Dhe mjaft i predikuat njerëzve që mund të kenë qenë më gjatë se ju në këtë botë dhe kanë më shumë bon sens në gishtin e tyre të vogël se sa keni ju në atë kokën tuaj të varfër e të shëmtuar. Sinqerisht, po të kisha pamjen tuaj do ti lutesha redaktorit që të mos e publikonte foton time.”
Znj. Mullally shkroi: «Më shumë letra urrejtjeje sot nga Jo votuesit. Kanceri im, me sa duket është vullneti i Perëndisë sespe unë bëj fushatë për barazi.
“Nuk më plas fare nëse disa fanatikë më urrejnë, por herën tjetër kur një Jo votues aktivist të flasë se është “ngacmuar”, do ti nxjerr këtë.
“Kjo nuk është as letra më e keqe që kam marrë – ka gjëra të tjera që nuk do ti nxirrja as në Twitter për shkak se janë shumë të neveritshme.”
Ajo shtoi: “Për ata që janë kuriozë, po, ai person ka nënshkruar me emrin e tij, por unë kurrë nuk do të nxirrja atë online pasi do të ishte e padrejtë. Qëndroj sipër tij”./A.A.