Zhgënjim për sllovenët gej, pasi publiku voton kundër barazisë martesore
Aktivistët LGBT kanë reaguar të shokuar – pasi publiku slloven me shumicë dërrmuese refuzoi martesat brenda të njëjtit seks në një referendum.
Parlamenti i vendit të Evropës Qendrore miratoi një ligj për të legalizuar martesat gej në fillim të këtij viti – por një referendum u detyrua të zhvillohej pas fushatës kundër ligjit që mblodhi 80 mijë nënshkrime.
Aktivistët fillimisht kishin shpresa të mëdha se barazia mund të fitojnte në referendumin që u zhvillua javën e kaluar, duke pasur parasysh suksesin e barazisë martesore në votimin e Irlandës në maj.
Megjithatë, shpresa u thye – pasi publiku votoi me shumicë dërrmuese për të refuzuar barazinë e gejve.
392.635 vota (63,53%) u hodhën kundër martesës brenda të njëjtit seks, dhe vetëm 225,435 (36,47%), ishin në favor.
Aktivistët LGBT e kanë pranuar humbjen në këtë çështje, duke u mërzitur për “zhgënjimin e madh” për çiftet dhe familjet e të njëjtit seks në vend.
Brian Sheehan e ILGA-Europe tha: “Natyrisht, ky është një zhgënjim i madh për familjet ylber në Slloveni.
“Por ILGA-Europe dëshiron t’u thotë faleminderit të gjithë atyre mijërave votuesve që morën kohë dilnin dhe të votonin në mbështetje të barazisë.
“Edhe pse barazia martesore nuk është ende një realitet, përkushtimi i tyre për çështjen tregon se është bërë progres i madh.
“Ne duhet të kujtojmë se kur ky projektligj u miratua fillimisht në mars, kishte një mbështetje politike mbresëlënëse. Ekziston oreksi për ndryshim.”
Evelyne Paradis, Drejtoreshë Ekzekutive e ILGA-Europe, shtoi: “Tani për tani, optimizmi i marsit 2015 ndihet si një kujtim i largët.
“Megjithatë, ne nuk do ta humbasin shpresën. Në vitin 2005, Sllovenia u bë vendi i parë post-komunist që njohu ligjërisht partneritetin e gjinisë së njëjtë.
“Kjo gjë e hapi rrugën për më shumë dhe mund ta bëjë përsëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim anëtarët tanë në Slloveni për të punuar për një barazi më të madhe për familjet LGBTI.”/A.A.