Kur Rita Hester u vra vite më parë, lëvizja LGBT+ premtoi se nuk do ta linte në harresë. Rita u vra dy ditë përpara 35 vjetorit të saj. Në mbëmjen e 28 nëntorit 1998 policia e gjeti transgjinoren afro-amerikane në apartamentin e saj, të goditur me thikë rreth 20 herë. Në momentin kur e gjetën ajo ishte ende gjallë, por pësoi atak kardiak në momentin kur arriti në spital.
Mirëpo ky lajm tronditi komunitetin transgjinor në Boston. “Rita njihej nga të gjithë, sidomos në komunitetin trans si dhe në komunitetin LGBTIQ+ afro-amerikan” u shpreh Reverend Irene Monroe, një pjesëmarrëse gjatë manifestimit të heshtur pas vdekjes së Hester në 1998.
Tashmë kanë kaluar 20 vite që prej vrasjes së transgjinores Hester, por duket se dhuna ndaj këtij komuniteti është rritur ndjeshëm. Në shenjë përkujtimi ndaj vrasjes makabër të Hester, tashmë çdo 20 nëntor zhvillohet Dita Përkujtimore e personave Transgjinorë. Advokues, aktivistë dhe persona nga komuniteti trans zhvillojnë manifestime të heshtur për të përkujtuar të gjitha viktimat nga komuniteti trans. Më poshtë gjendet një video ku tregohet shkurtimisht jeta e aktivistes transgjinore Hester dhe impakti i saj për lëvizjen historike trans. /k.m/
Burimi: The Daily Beast