Vladimir Putin mohon se ka biseduar me Elton John për të drejtat e gejve në Rusi
Sipas Elton John është zhvilluar një bisedë telefonike me të dhe Presidentin rus Vladimir Putin mbi të drejtat e gejve në Rusi.
Elton John ka postuar një foto duke falenderuar President Vladimir Putin që bisedoi me të në telefon dhe se po sheh mundësinë për të folur ballë për ballë me kreun e Kremlinit për barazinë e LGBT-ve në Rusi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se qindra komente kanë shoqëruar deklaratën e John dhe kryesisht komentuesit ishin rus. Elton John njihet si ylli i muzikës pop por edhe si një mbështetës flaktë i të drejtave të LGBT-ve në mbarë botën për vite me radhë. Së fundmi ai ka folur kundër propagandës së mohimit të të drejtave të tyre në Rusi. Por nga ana tjetër, sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për gazetarët të martën “Nuk është e vërtetë. Nuk ka patur asnjë bisedë telefonike”./A.A.