VIDEO/Shqipëria pjesë e fushatës globale “Të lirë dhe të Barabartë” të UN
“Të lirë dhe të Barabartë” është një fushatë globale e Kombeve të Bashkuara (OKB) që synon të promovojë të drejtat e komunitetit LGBT si dhe të rrisë ndërgjegjësimin ndaj diskriminimit e dhunës homofobike dhe transfobike. Personat LGBT, si gjithë të tjerët në botë kanë të drejtë të jetojnë jetën e tyre të lirë nga frika, dhuna, diskriminimi dhe pabarazia.
Në 15 dhjetor 2016, Shqipëria u bë vendi i 28 në botë që i bashkohet lëvizjes globale për barazinë dhe të drejtat e njeriut. Fushata përcjell mesazhin që “Të drejtat e njeriut janë universal dhe ne mund t’i ndryshojmë qëndrimet për mirë”.
Shikoni më poshtë në këtë video të dhëna nga realiteti shqiptar i LGBT.
http://https://www.youtube.com/watch?v=Y0bdYAscDBM