Videoja e re e Jennifer Hudson mbi një martesë gej është thjesht e mrekullueshme
Jennifer Hudson e ka debutuar këtë video për single-in e saj të fundit I Still Love You, dhe ajo me të vërtetë shkrin zemrat tona të ftohta akull.
Videoklipi tregon një rrëfenjë frymëzuese dashurie që triumfon mbi homofobinë, kur një çift gej përgatitet për të bashkuar jetët e tyre, dhe babai i njërit prej tyre pasi nuk e kishte pranuar, vendos të tregojë mbështetjen e tij për të birin dhe shkon në minutën e fundit në ceremoni.
Hudson thotë se kënga është “për dashurinë. Të gjithë duhet të kenë dashuri në jetë dhe të kenë të drejtë të dashurojnë kë të duan.”
Ajo shton: “Unë mendova se do të ishte e fuqishme që të merrja një koncept si psh. përpjekja për të gjetur barazinë tënde në dashuri, pavarësisht se kë dashuron.”/attitude.co.uk