Vërtetë një peshkop katolik ka thënë që gejtë duhet të ‘dënohen me vdekje’?
Një peshkop katolik zviceran ka thënë se ishte “keqkuptuar” – pasi ka lënë të kuptohet se gejtë duhet ende të dënohen me vdekje.
Duke folur gjatë konferencës “Gëzimi i Besimit” në Gjermani, Peshkopi 73-vjeçar Vitus Huonder shpjegoi pikëpamjet e tij mbi homoseksualitetin duke cituar pasazhe nga Levitiku.
Ai tha: “Nëse një burrë shtrihet në shtrat edhe me burra, ashtu siç bie në shtrat me një grua, që të dy kanë kryer një veprim të neveritshëm, do të dënohen pa tjetër me vdekje; gjaku i tyre do të derdhet mbi ta”.
“Të dyja këto pasazhe mjaftojnë për të sqaruar qartë pozicionin e kishës mbi homoseksualitetin.”
Lidhur me prindërimin nga çiftet e gjinisë së njëjtë, ai tha: “Edhe thjesht duke folur për diversitetin në familje është një sulm ndaj Krijuesit.”
Duke predikuar në një audiencë që duartrokiste, Peshkopi Huonder i Chur-it vazhdoi fjalimin e tij, me titull “Martesa – një dhuratë, gjë e shtrenjtë dhe rregull”, duke dënuar martesat e të njëjtit seks, homoseksualitetin, divorcin dhe çështje të tjera sociale të kohëve të fundit.
Megjithatë, pasi grupi zviceran LGBT Pink Cross kërkoi një falje publike nga lideri fetar, ai pretendoi se ishte keqkuptuar.
Pink Cross pohoi: “Edhe një tjetër gafë masive nga Peshkopi Huon: ai thotë se Bibla është dënimi me vdekje i gejve.”
Megjithatë, sipas Swiss Info, peshkopi thotë se ai ndjen keqardhje për “keqkuptimin” e komenteve”, duke pretenduar se: “Ky nuk ishte qëllimi im”
Megjithatë, Peshkopi ultra-konservator Huonder nuk është aleat në të drejtat LGBT dhe më parë është përpjekur të shkarkojë një prift për bekimin e një çifti lezbikesh./A.A.