Vajzë apo djalë? Modelja që pozon për të dyja sekset në një sfidë kundër stereotipeve gjinore
Njihuni me Rain Dove- modelen që e gjeni të veshur herë si djalë e herë si vajzë nëpër pasarelat e modës.
Por më përpara Rain nuk ka qenë aq komode me veten saç është sot kur sfilon në pasarela. Ajo e perceptonte veten si një grua të shëmtuar. Me kalimin e kohës ambiguiteti në pamjen e saj të jashmte u kthye në diçka normale për modelen. Në jo pak raste njerëzit e ngatërrrojnë Rain për djalë, por kjo e fundit nuk i korrigjon ata. Përkundrazi, Rain mori shumë avantazhe për këto keqkuptime në lidhje me identitetin e saj gjinor.
“Kur punoja si zjarrfikëse shumica mendonin se isha djalë dhe unë nuk korrigjoja njeri pasi më duhej ajo punë dhe thjesht isha e pashpresë mes katër rrugëve të Kolorados”, shprehet ajo.
“Kështuqë e përdora këtë ambiguitet të pamjes sime të jashtme në avantazhin tim duke gjetur një shumëllojshmëri punësh duke filluar nga kujdestare fëmijësh deri në ndërtimtari”
Por ku është sot? Tanimë Rain Dove është një aktiviste, duke ndjekur ëndrrën e aktrimit dhe është modelja që kthen kokat e të gjithëve nëpër pasarela mode kur sfilon herë e veshur si vajzë dhe herë e veshur si djalë. “Ne të gjithë po luftojmë të jemi unik dhe gjëja më unike është të qenurit vetvetja” shprehet Rain për Buzzfeed.
“Identiteti gjinor nuk ekziston, por është thjesht një konstrukt social me të cilin jo detyrimisht duhet të përputhesh. Ka njerëz që të duan dhe njerëz që do të të duan. Ka njerëz që të pranojnë dhe unë jam një prej tyre fatmirësisht”./k.m/
Burimi: Bored Panda