Vajza e Johny Deep del hapur mbi seksualitetin e saj
Lily Rose Depp ka zbuluar seksualitetin e saj duke u shfaqur në një fushatë të re bamirësie për LGBT.
Modelja dhe vajza e Johnny Depp ka bërë një deklaratë delikate në lidhje me seksualitetin e saj – duke marrë pjesë në një fushatë të çuditshme që synon promovimin e gjithëpërfshirjes së shoqërisë dhe pranimin e personave LGBT në Amerikë.
Fotografja iO Tillet Wright – që është pas fushatës ‘Self Evident’ – ndau një foto në rrjetet sociale me Miss Depp, duke vlerësuar vendimin e saj për të dalë hapur në mënyrë që të ndihmojë në përhapjen e mesazhit të fushatës ‘We Are You’ (Ne jemi ju).
“Unë jam shumë krenar për vogëlushen time @lilyrose_depp”, komentoi artisti. “Ajo vendosi që donte të ishte në projektin selfevident sepse ajo bie diku në spektrin e gjerë, dhe unë nuk mund të jem më i lumtur që ta mirëpres atë në familje.
“Ajo është një perlë e vogël. #prouduncle #weareyou. ”
Është ende e paqartë se ku në spektrin e gjerë bie Depp, por aktivistët e tjerë kanë mirëpritur vendimin e saj për të përdorur përvojën e saj personale për të ndihmuar të tjerët të përballen me seksualitetin e tyre.
Një numër i madh njerëzish të famshëm kanë dhënë zërin e tyre në fushatë, duke përfshirë Sia, Kylie Minogue dhe yllin Transparent Gaby Hoffman.
Gjatë këtij viti, njerka e Lily Rose, Amber Heard – e cila gjithashtu del në fushatë – tha se i është dashur të “luftojë” për rolet e filmit që kur ajo doli hapur si biseksuale.
Ylli 29-vjeçar i “Magic Mike Xxl” – e cila doli si biseksuale në vitin 2010, para se ajo të takohej me burrin e saj Johnny Depp në vitin 2012 – tha se nuk donte që “të përcaktohej nga” seksualiteti i saj.
Duke folur për Times, ajo tha: “Unë nuk dua që ta mohoj seksualitetin tim në mënyrë që të jem unë. Por nuk dua të përcaktohem prej tij. Unë jam krejtësisht kundër përpjekjeve për të ndryshuar veten që të jem e pëlqyeshme ose popullore. Nuk ma ndjen. Unë luftoj, por nuk duhet ta bëj. “/A.A.