Urime! Martohet parlamentari i parë gej në Francë
Luc Carvounas, senator, u martua me partnerin e tij Stephane Exposito në Val-de-Marne më 11 korrik.
Çifti kishte bërë një pakt solidariteti civil, ose PACS, tre vjet më parë.
Exposito është shefi i stafit të Sekretarit të Shtetit për të Drejtat e Grave, Pascale Boistard.
Miqtë dhe familja u mblodhën të shtunën për të festuar martesën, e cila është festuar si një tjetër hap përpara i Francës drejt barazisë.
Midis të pranishmëve ishte kryeministri Manuel Valls, i cili tha se përfaqësonte një “frymë lirie dhe tolerance.”
Duke thënë se ai donte të tërhiqte vëmendjen nëpërmjet seksualitetit të tij duke e bërë publike martesën, Carvounas tha se ai kurrë nuk e kishte intimitetin standard jete.
Franca legalizoi martesat gej në maj të vitit 2013, duke u pasuar nga muaj protestash ndonjëherë të dhunshme./A.A.