Universiteti i Colombia-s pezullon gjithë ekipin e mundjes për meshkuj për shkak të ‘mesazheve homofobike’
I gjithë ekipi i mundjes për meshkuj në Universitetin e Columbia-s është pezulluar për shkak të shumë mesazheve “raciste, homofobike dhe mizogjinore”.
Administratorët po kontrollojnë mesazhet, të dërguara midis anëtarëve të grupit, sipas New York Times.
Hetimi vjen pasi faqja e lajmeve studentore BWOG, publikoi foto të teksteve që datojnë që nga viti 2014.
Ato përfshinin “shaka” në lidhje me përdhunimin, si dhe sharje homofobike, mizogjinore dhe raciste.
Një mesazh i referohej një studenti si një “gej legen”, dhe një tjetër thotë: “Na mungon një pederast, dhe çifutët nuk do kthehen në Claremont”.
Prej lajmit se një event social ishte anuluar nga frika e sulmeve seksuale, një person ka shkruar: “Shpresoj që dikush vërtetë të sulmohet seksualisht”
Shumë mesazhe ju referohen anëtarëve me ngjyrë të stafit në një dyqan UPS dhe protestuesve Black Lives Matter si “pacë” dhe “zezakë”.
Dhe shumë mesazhe të tjerë përfshijnë komente fyese për studentet femra. Njëri lexon: “Kurvat e Columbia-s ndjehen sikur kanë të drejtë për gjithçka, kur në realitet ato janë të gjitha piçka të shëmtuara e të sikletshme shoqërisht”.
Sipas departamentit atletik të shkollës, është “vendosur që mundësit e Columbia-s nuk do të konkurojnë deri sa të kuptojmë plotësisht faktet mbi të cilat të bazojmë përgjigjet zyrtare për këtë çështje shqetësuese.”
New York Times raporton se ekipi nuk ka konkurruar të dielën, por bëri praktikë të hënën.
Ama shumë njerëz mendojnë se pezullimi nuk do të zgjasë shumë, dhe gati një mijë të tjerë kanë nënshkruar një peticion duke bërë thirrje për të gjithë ata që janë përfshirë që të përjashtohen nga shkolla.
Protesta u zhvillua jashtë shtëpisë së vëllazërisë Kappa Delta Rho, e cila strehon anëtarët e ekipit të mundjes./A.A.