Twitter ndalon rreptësisht përdorimin e gabuar të gjinisë së personave transgjinorë

Twitter ka ndryshuar ndër vite politikat për ta bërë këtë platformë sociale sa më gjithëpërfshirëse si dhe një platformë ku cilido pavarësisht gjinisë, seksit, racës, besimit etj mund të ndihet i respektuar dhe i mirëpritur. Tanimë Twitter vjen me një politikë të re që ndalon rreptësisht përdorimin e gabuar të gjinisë apo emrit ndaj personave transgjinorë.
Këto masa janë marrë për shkak se grupe të caktuara sikurse janë komuniteti transgjinor përballen me nivel të lartë diskriminimi dhe abuzimi. “The hateful conduct policy” ose politikat kundër gjuhës së urrejtjes ka ndaluar më parë çdo lloj përmbajtje që përfshin shpifje, epitete, fjalë seksiste, ose çdo përmbajtje tjetër që degradon personin e targetuar. Tashmë pjesë e këtyre politikave do të jetë dhe përdorimi i qëllimshëm i gjinisë apo emrit të gabuar ndaj një personi transgjinor (misgendering/deadnaming).
Politikat e reja përfshijnë dhe forma të tjera të cilësuara si formë dhunë. Përshembull cilësohet si formë dhune shpërndarja e fotove dhe materialeve të tjera që përfshin viktimat e Holokaustit. Në një komunikatë për rrjetet sociale Twitter është shprehur se targetimi i personave për shkak të identitetit gjinor është një nga rastet më tipike në Twitter.
Mirëpo përditësimi i këtyre politikave ka sjellur mjaft polemika. Twitter ka pezulluar feministen radikale Meghan Murphy për shkak se kjo e fundit ka shkelur kodin e etikës në Twitter duke iu referuar vazhdimisht një transgjinoreje si “burrë” dhe duke shtruar pyetjen “ku është ndryshimi midis një burri dhe një transgjinoreje?”./k.m/
Burimi: The Verge