Tre gra transgjinore do të bëhen policet e para trans në Indi
Personeli i policisë në Tamil Nadu i ndryshoi ligjet në fillim të këtij viti duke i lejuar personat trans për të aplikuar si police. Tre prej 50 aplikantëve ia kanë dalë mbanë me sukses provave dhe do të emërohen së shpejti.
Dhakshayini, Prabha Mohan dhe Jagadeeswaran alias Nazriya do të nisin një trajnim në pozicionet e reja të punës në fillim të nëntorit. Vitin e shkuar Prithika Yashini u bë policia e parë trans e emëruar në vend, por ky emërim erdhi pas një lufte të tejzgjatur ligjore.
Tre vite më parë, Gjykata e Lartë Indiane e kaloi me sukses projekt-ligjin për njohjen ligjore të identitetit gjinor të personave trans dhe nënshkroi të drejtën e individëve për të përcaktuar ata vetë identitetin gjinor me të cilin identifikohen.
Një oficer policie i vjetër në profesion u shpreh: ‘’Gjinia e ashtuquajtur e tretë do të jetë e lejuar të aplikojë për rekrutim nga Shërbimet e policisë së Tamil Nadu në të ardhmen. Hyrja e personave trans përbën një moment historik dhe domethënës për Policinë Shtetërore”.
Një tjetër shenjë progresi për komunitetin e transgjinorëve ishte dhe kurorëzimi i Miss-it të parë trans në Indi në një konkurs bukurie për këtë komunitet. Një konkurs i tillë u zhvillua pak pasi qeveria miratoi një projektligj për të drejtat e komunitetit të personave trans.
Në Prill parlamenti miratoi një tjetër projektligj historik duke siguruar të drejta të barabarta për personat e infektuar me HIV.
Pavarësisht punës së mirë në paketën ligjore, personat trans ende përballen me dhunë në Indi./k.m/
Burimi: Pink News