Transgjinori i parë që shërben hapur në ushtrinë Amerikane
Marinsi Aaron Wixson është bërë një nga të parët që ka dalë hapur si transgjinor nën rregulloren e re të ushtrisë.
Tetari Wixson ishte në gjendje të ndryshonte emrin e tij dhe gjininë në databazën e Departamentit të Mbrojtjes, dhe së shpejti do të jetë në gjendje t’i përmbahet kodit të veshjes mashkullore dhe të përdorë tualetet e burrave pas përfundimit të trajtimit të tij.
Wixson tha për CNN, ku raportoi se ai është i pari transgjinor që shërben hapur në marinë: ” Unë do të ndjej se më në fund shihem siç jam në të vërtetë.”
Wixson është një prej më shumë se 15,000 trupave transgjinorë që shërbejnë në ushtrinë amerikane pas shpalljes së Pentagonit se ndalimi i personave transgjinorë që shërbejnë hapur në ushtrinë amerikane do të hiqet.
Me heqjen e ndalimit, ushtarëve transgjinorë u është dhënë qasje në kujdesin shëndetësor sipas specifikave gjinore.
Wixson shpreson që ti heqë të dy gjinjtë para majit, dhe ka plotësuar një kërkesë për “përjashtim nga rregullorja” për të përdorur tualetet e burrave dhe për të veshur uniformën për meshkuj.
Marinsi tha se përgjigja e ushtrisë ka qenë inkurajuese.
Ai i tha CNN: “Ata kanë punuar shumë, me të vërtetë shumë për të më dhënë ndihmën për të cilën kam nevojë dhe për të më ndihmuar që ta kaloj këtë proces. Unë jam shumë me fat dhe mirënjohës për mbështetjen e tyre.”
“Kur ke mundësinë të jesh vetvetja, je një anëtar shumë më efektiv për ekipin.”
Oficeri komandues i Wixson, Kolonel Walker Field tha se ata ishin “me fat që kemi një talent të tillë midis nesh”.
“Çdo marins në këtë komandë meriton mundësitë më të mira për të arritur potencialin e tij apo të saj të plotë, duke përfshirë edhe tetarin Wixson. Mundësimi i tetarit Lance Wixson që të shërbejë në mënyrë të hapur si një marins transgjinor, domosdoshmërisht rrit gatishmërinë dhe zgjeron talentin e përgjithshëm të organizatës,”shtoi Field./A.A.