THIRRJE E HAPUR PËR MINI GRANTE

Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT Njoftojnë
Thirrjen e hapur për mini-grante që synojnë përmirësimin e jetës së komunitetit LGBTI në Shqipëri duke rritur ndërgjegjësimin midis grupeve të ndryshme profesionistësh si dhe ndërgjegjësimin e popullatës së përgjithshme dhe duke forcuar kapacitetet e aktivistëve të rinj. Kjo thirrje është për individë dhe organizata nga 6 rajone të ndryshme të Shqipërisë: Shkodër, Durrës, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Korçë.
Kush jemi ne?
Aleanca LGBTI është një organizatë Shqiptare joqeveritare që ka vizion një shoqëri të hapur, të barabartë dhe pa diskriminim, që përfshin diversitetin dhe njerëzit e të gjitha orientimeve seksuale dhe identitetet gjinore. Misioni është të mbështesë, fuqizojë dhe rrisë dukshmërinë e komuniteteve LGBTI në Shqipëri, të rrisë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për komunitetin LGBTI. Të forcojë mjetet dhe kapacitetet e advokimit për të siguruar pjesëmarrje kuptimplotë në nivel politik, zhvillimin dhe zbatimin e programeve që adresojnë çështjet LGBTI. Të dokumentojë shkeljet e të drejtave të njeriut që përbëjnë pengesë për realizimin e plotë të të drejtave LGBTI dhe të punonjësve të seksit LGBTI për të patur qasje në shërbime.
Çfarë është thirrja e hapur?
Kjo thirrje e hapur për Mini-Grante është shpallur në kuadër të projektit PRIDE (Promovimi i të Drejtave, Përfshirjes, Dinjitetit dhe Barazisë për personat LGBTI në Shqipëri) i zbatuar nga IREX Europe, Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. PRIDE synon të forcojë organizatat LGBTI dhe rolin e aktivistëve duke promovuar pranimin, përfshirjen dhe mbrojtjen e minoritetit LGBTI në Shqipërinë rurale dhe urbane, me një fokus të veçantë në mbrojtjen e të rinjve LGBTI në rrezik dhe për të promovuar respektin për të drejtat themelore LGBTI.
Qëllimet e përgjithshme të thirrjes së hapur për grante të vogla janë:
– Ngritja e ndërgjegjësimit ndërmjet grupeve të ndryshme të profesionistëve dhe ofruesve të shërbimeve për LGBT-të dhe për qasje të ndjeshme gjinore;
– Forcimi dhe fuqizimi i aktivistëve të rinj LGBTI nga rajone të ndryshme të Shqipërisë;
– Ngritja e ndërgjegjësimit për çështjet LGBTI në popullatën e përgjithshme (p.sh: përmes veprimtarive kulturore / ngjarjeve / fushatave / publikimeve);
– Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet aktivistëve të rinj potencialë dhe organizatave të shoqërisë civile jashtë Tiranës
Shuma e fondit të vënë në dispozicion për të zbatuar një projekt në kuadër të kësaj Thirrje të Hapur për Mini Grante është 1000 euro.
Kush mund të aplikojë:
– Organizata të regjistruara të cilat janë të fokusuara në të drejtat e njeriut dhe / ose mediat
– Individë në bashkëpunim me një organizatë të regjistruar të shoqërisë civile (fondet duhet të kanalizohen përmes organizatës)
– Prioritet do t’i jepet organizatave që punojnë jashtë Tiranës dhe për projektet e zbatuara në 6 fushat e synuara
– Kohëzgjatja e projektit: maksimumi 10 muaj
Si dhe kur të aplikoni?
– Për të aplikuar, ju mund të plotësoni formularin e aplikimit që mund ta gjeni këtu dhe ta dërgoni me e-mail në [email protected] dhe [email protected]
– Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është 9 Dhjetor.
Për më shumë informacion mbi këtë thirrje, procedurën e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes, ju lutem mos hezitoni ti shkruani ose telefononi znj. Livia Zotrija, Email: [email protected]
Tel: 00355692355774