Themeluesja e “Mis Trans Amerika” gjendet e vdekur në shtëpinë e saj
Foto: Christa Leigh Steele-Knudslien dhe bashkëshorti i saj Mark / Facebook
Themeluesja e konkursit “Mis Trans Amerika” është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Masaçusets. Nga investigimet e para dyshohet se bëhet fjalë për vrasje duke regjistruar në këtë mënyrë personin e parë trans të vrarë për këtë vit në Amerikë. Raportimet policore dëftojnë se Christa Leigh Steele-Knudslien është gjetur javën e kaluar e goditur me thikë për vdekje.
Bashkëshorti i saj, Mark Steele-Knudslien është arrestuar pasi ai është një prej të dyshuarve kryesorë të vrasjes. Ky i fundit në interrogimin që i është bërë në komisariat ka rrëfyer se është autor i vrasjes.
Autopsia e realizuar tregon se Knudslien ka vdekur nga humbja e gjakur nga një plagë e hapur, çfarë dëshmon se është goditur me thikë për vdekje. Gjithashtu shenja goditje në kokë u gjetën nga autopsia.
Çifti Knudslien u martuan vitin e kaluar dhe u transferuan në North Adams. Përpara zhvendosjes, ata jetuan në Adams për tre vite.
Viti 2016 u cilësua si një prej viteve më “fatkeqe” për komunitetin trans në Amerikë. Gjatë atij viti 27 vrasje u regjistruan ndaj personave trans. /k.m/
Burimi: Pink News