Tessa Ganserer hyn në histori si deputetja e parë transgjinore në Gjermani

Politikania gjermane Tessa Ganserer ka dalur hapur si transgjinore, tre muaj pasi arriti të siguronte një vend në parlamentin bavarian, duke u shndërruar në këtë mënyrë në pjesëtaren e parë transgjinore në parlamentin bavarian.
Sa i përket legjislacionit gjerman, personat transgjinorë duhet të takohen minimumi me dy doktorë për të ndryshuar identitetin gjinor. Në 2006 vendi e përforcoi Aktin e Trajtimit të Barabartë, i cili e dënon diskriminimin me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor në të gjithë Gjermaninë.
Kur Tessa hyri në një konferencë në Munich, një person iu drejtua me një pyetje duke i thënë “Po vishesh si drag queen?”, një rast flagrant i diskriminimit me bazë identitetin gjinor.
Ganserer tregoi në fillim të këtij muaji në rrjetet sociale se është duke realizuar tranzicionin gjinor. “Jam një grua në çdo fibër të trupit tim”. Gjatë një konference të hënën e kësaj jave, Ganserer u shpreh për herë të parë për identitetin e saj gjinor në një transmetim direkt. Ajo rrëfeu për mediat se nisi të eksplorojë identitetin gjinor rreth 10 vite më parë kur veshi për herë të parë një fustan dhe pa veten në pasqyrë./k.m/
Burimi: Advocate