Tennessee kalon projekt-ligjin anti-LGBT
Grupet e avokimit të të drejtave të gejve dhe të shëndetit mendor kanë protestuar kundër ligjit dhe i bëjnë thirrje Governatorit Bill Haslam për ti vënë veton, sepse ai mund të lejojë profesionistët e shëndetit mendor të diskriminojnë pacientët LGBT pa mbajtur përgjegjësi ligjore.
Ligji që u miratua nga legjislativi është një version më diskriminues i legjislacionit të miratuar në fillim të këtij viti. Kjo masë ka deklaruar se terapistët dhe këshilltarët mund ti kthejnë shpinën pacientëve në bazë të “besimit të sinqertë.” Ky shtet javën e kaluar miratoi një version që zgjeronte bazën për të shmangur pacientët për shkak të “parimeve”.
Disa kundërshtarë të projekt-ligjit thanë se ishin të shqetësuar se formulimi mund të lejojë diskriminimin e grupeve të tjera, duke përfshirë edhe njerëzit me ngjyrë.
“Nuk ka asnjë çështje gjyqësore se cilat janë ato ‘parime’,” tha senatori i shtetit Jeff Yarbro të hënën.
Guvernatori javën e kaluar u tha gazetarëve se ai donte të lexonte versionin përfundimtar të projektligjit përpara se të vendosë nëse do ta nënshkruajë atë dhe ta kthejë në ligj.
Nëse ai e bën këtë gjë, Tennessee do të bëhet shteti i vetëm me një ligj të tillë, sipas Shoqatës Amerikane të Këshillimit. Masa do të shkelte kodin e etikës së grupit, i cili afirmon se profesionistët e shëndetit mendor nuk mund të refuzojnë trajtimin të bazuar në “vlerat, qëndrimet, besimet dhe sjelljet personale.”
Ligjvënësit e shtetit të Tennessee gjithashtu po marrin parasysh një propozim që do tu kërkonte individëve transgjinorë që të përdorin tualete që korrespondojnë me gjininë e tyre të lindjes, pjesë e një vale legjislacioni anti-LGBT të propozuar në Jug.
Ligji i ri i Karolinës së Veriut të tualeteve anti-LGBT ka ndezur një valë zemërimi, me disa udhëheqës korporatash dhe qeverish shtetërore që po ndërpresin marëdhëniet e biznesit me këtë shtet./A.A