‘’Të jesh myslimane dhe lezbike në të njëjtën kohë’’ rrëfimi i gruas nga Pakistani
Një grua ka rrëfyer për historinë e saj të jetës në Pakistan, lindur e rritur në një familje konservatore me prindër myslimanë.
Zayna, 40 vjeçare tregoi për portalin e lajmeve Manchester Eveing News se është kërcënuar, dhunuar fizikisht dhe turpëruar për shkak të orientimit të saj seksual. Edhe pse tanimë është zhvendosur nga Pakistani në Britani, ajo nuk e ka fshehur identitetin e saj në asnjë moment kur ka jetuar në Pakistan.
Zayna shprehet se është përjashtuar nga universiteti ku studionte asokohe pasi studentë e tjerë mendonin se ajo përbëntë ‘’rrezik’’.
Në një shkollë Islamike ajo tregon se ishte detyruar të largohej ose të ballafaqohej me policinë.
Ajo kujton një episod tjetër të frikshëm kur babai i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj ‘’Babai im më rrahu dhe më kërcënoi vetëm pse unë dilja me një shoqen time dhe kaloja kohë me të’.
Ai më kritikonte shpesh për sjelljen time dhe më tregonte çfarë duhet të bëja. Po e kuptoja që nuk ndihesha rehat as në shtëpinë time. ‘’Ende ndjej dhimbje në shpatullat e mija për shkak të dhunës sistematike.’’
Zayna rrëfen se ajo është praktikante e fesë myslimane dhe se besimi fetar dhe seksualiteti janë të rëndësishme për të. ‘’Kam lindur myslimane dhe dua të vdes myslimane. Por nëse dikush do të më vrasi atëherë lind pyetja pse? Vetëm sepse jam lezbike?’’
Tani Zayna jeton në Mançester dhe flet hapur për të qenurit myslimane dhe njëkohësisht nga komuniteti LGBT+. Ajo rrëfen se e ka kuptuar orientimin e saj seksual rreth moshës 13 vjeçare.
Zayna shprehet se për të ka qenë shumë e vështirë në fillim dhe shpesh i thuhej se nuk mund të jetë myslimane nëse është lezbike. Sa i përket kësaj pjese Zayna shprehet se homoseksualiteti është keqinterpretuar në fenë myslimane. Tani ajo ndihet e qetë pasi nuk ndihet më e persekutuar./k.m/
Burimi: Pink News